Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Shefi i Urgjencës në krye të detyrës: Në lokal duke konsumuar alkool

Shefi i Urgjencës në krye të detyrës: Në lokal duke konsumuar alkool

Denoncimet për shefin e Urgjencës në spitalin e Korçës kanë qënë jo të pakta.

Të ngjashme mund të lexoni:

Denoncimet për shefin e Urgjencës Dhimitër Samara në Spitalin e Korçës

Spitali rajonal i Gjirokastrës drejt ankandit, por nuk e blen askush !!!

Jo vetëm nga pacientët, por edhe nga qytetarët. Ditën e djeshme mjeku Dhimitër Samara nuk kurseu as gazetarët me sjelljen e tij arrogante. Duke ofenduar dhe fyer me fjalët më banale. Të shumta kanë qënë reagimet por edhe denoncimet për mjekun në fjalë. Sjellja e tij arrogante dhe e pahijshme është bërë shpesh problem nga vetë pacientët. Një vit më parë një qytetare denoncoi në media dhunën nga mjeku në fjalë.

Mirëpo nuk u mor asnjë masë nga instanca përkatesë.

Janë vetë qytetarët të cilët denoncojnë me foto se shefi i Urgjencës qëndron gjithë ditën në lokalin përballë spitalit. Madje konsumon edhe alkool në orar të punës. Edhe pse  është mjaft e rëndë pasi pacientët janë në dorë të personave të papërgjegjshëm. Duke iu rrezikuar edhe jetën me mjekimin e pakujdesshëm që shërbehet nga mjeku i papërgjegjshëm sic eshte edhe Dhimitraq Samara.

Shpresojmë se Ministria e Shëndetësisë do të ketë reagim dinjitoz për rastin në fjalë. Veçanërisht pas denoncimit me video ku duket qartë dhe pastër arroganca e mjekut duke nxjerrë forcërisht jashtë gazetarët dhe duke i fyer ata me fjalë banale. Shefi i Urgjencës u bë pjesë e video skandalit ditën e djeshme ku gazetarët kishin shkuar për të intervistuar edukatoren e dhunuar nga drejtoresha e kopështit numër 8 në qytetin e Korçës, ndërsa u përballën me fyerjet dhe dhunën e mjekut Samara.

Për Lajm Shqip

Ledjona Xheladinaj

13.12.2017

The post Shefi i Urgjencës në krye të detyrës: Në lokal duke konsumuar alkool appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Shefi i Urgjencës në krye të detyrës: Në lokal duke konsumuar alkool

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×