Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Gara për kreun e FSHF-së, Bashkim Fino i përgjigjet Armando Dukës

Gara për kreun e FSHF-së, Bashkim Fino i përgjigjet Armando Dukës

Në prag të zgjedhjeve për president në Federatën Shqiptare të Futbollit, që do të zhvillohen në muajt e parë të vitit të ardhshëm, lakohet mediatikisht vetëm një kandidat potencial në garën për kreun e institucionit.

Të ngjashme mund të lexoni:

Po shkëlqen me Kombëtaren, mesfushorit shqiptar i dyfishohet vlera

Foto/ Ja nga cili qytet Lorik Cana na uron 28 Nëntorin…

Akordon penallti kundër Lazios në minutat shtesë, Igli Tare i vërsulet arbitrit

Gara për kreun e FSHF-së

Ish-Kryeministri Bashkim Fino është i vetmi emër që përmendet se mund të jetë kandidat.

Fino për “Panorama Sport” nuk e pohoi se do ta ndërmerrte një hap të tillë, por as e mohoi mundësinë për të qenë rival i Dukës në  këto zgjedhje.

“Nuk është koha e duhur për t’u prononcuar në lidhje me këtë çështje.

Është shumë shpejt”, ishte deklarata e shkurtër e tij.

Lidhja e Finos me sportin është e njohur në vendin tonë, qoftë për simpatinë që ka me skuadrën e Partizanit.

Apo edhe simbolikisht, kur disa vite më parë ishte pjesë e skuadrës së politikanëve në organizimet dhe ndeshjet me karakter festiv.

Në një intervistë të dhënë së fundmi nga Armand Duka emri i Finos u lakua lidhur edhe me partinë, në të cilën ai është deputet.

Duka, ndër të tjera, u shpreh se, nëse ai do të jetë kandidat, duhet të zyrtarizohet nga selia e Partisë Socialiste.

Ish-Kryeministri Fino i ka kujtuar Dukës mbështetjen e PS në të shkuarën.

Dhe i ka bërë apel që të lërë mënjanë sarkazmën.

“Me sa di unë, ishte në kuadrin e sarkazmës.

Megjithatë, unë mund të them se, meqenëse e kam mik, Duka duhet ta kursente sarkazmën me Partinë Socialiste.

Sepse PS-ja i ka bërë nder. Gjithashtu duhet ta kursente sarkazmën edhe me emrin tim, Bashkim Fino”, deklaroi deputeti.

29.11.2017

www.Lajm-Shqip.com

The post Gara për kreun e FSHF-së, Bashkim Fino i përgjigjet Armando Dukës appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Gara për kreun e FSHF-së, Bashkim Fino i përgjigjet Armando Dukës

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×