Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Berisha denoncon: Pyesni Tahirin dhe Xhafajn se kush është…

Një punonjës policie përmes një mesazhi drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha i kërkon të pyesë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ministrin aktual, Fatmir Xhafaj në lidhje me shefin e krimit ekonomik në Polici. Punonjësi i policisë në denoncimin e tij shkruan se në 2012, Marsel Dulaj, ishte përjashtuar nga policia e shtetit me akuzën e korrupsionit pasiv.

Të ngjashme mund të lexoni:

• Edi Rama në Korçë: Të fala Baton Haxhiut

• Përplasje midis deputetëve të PD

• Presidenti Ilir Meta këndon dhe i bie çiftelisë në Medvegjë

Berisha shkruan:

Në narko-policinë e Noriegës korrupsioni është meritë! Qytetari dixhital denoncon oficerin Dule. Ai është përjashtuar nga policia dhe i ndjekur penalisht në vitin 2012. Sot shef i krimit ekonomik në kryeqytet!

Denoncimi

Përshëndetje z.Berisha të uroj shëndet dhe jetë të gjatë. Jam një punonjës policie. Do bëje mirë ta pyesje njëherë Saimir Tahirin në parlament kush është ky Marsel Dulaj që e ka bërë shefin e krimit ekonomik të Tiranës. Madje pyesni dhe ministrin e ri z.Xhafa kush është ky Marsel Dulaj që e kanë bërë shef. Ky sa për djeni z.Berisha është një i përjashtuar nga policia në vitin 2012. Ky shefi i famshëm në vitin 2012 është proçeduar penalisht nga prokuroria e Gjirokastrës.

Punonjësi i policisë Marsel Dulaj me detyrë shef i seksionit kundër krimit ekonomiko financiar në DPQ Gjirokastër për veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. Ky procedim penal ishte regjistruar pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E.B ku denoncohet ky punonjës policie për lirimin dhe mos arrestimin e mosreferimit të veprës penale në prokurori për kontrabandë ilacesh të shtetasit F.B, rast për të cilin ky shefi Marsel Dulaj ka kërkuar dhe marr 10000€A.

www.lajm-shqip.com

27.11.2017

The post Berisha denoncon: Pyesni Tahirin dhe Xhafajn se kush është… appeared first on Lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Berisha denoncon: Pyesni Tahirin dhe Xhafajn se kush është…

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×