Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Tre të arrestuar në Vlorë për blerje votash, policia jep detaje, priten arrestime te tjera (Burimi: Balkanweb.com)

 Burime zyrtare nga Drejtoria e Vendore e Policisë Vlorë bënë me dije se është konstatuar një rast blerje votash në këtë qytet dhe ka nisur procedimi për tre persona. Lidhur me shit-blerjen e votës, parlamenti miratoi pak kohë më parë edhe ndryshimet në kodin penal.

Një tjetër denoncim për blerje votash, këtë radhë në Vlorë., sipas të dhënave zyrtare u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në ngarkim të shtetasve me iniciale A. A.; N. H.; dhe G.O., sepse kanë kryer veprime me shtetas të ndryshëm, për blerjen e votave për subjekte elektorale.

Sipas ndryshimeve të reja në ligj, shitblerja e votës dënohet në mënyrë taksative nga 1 deri në 7 vite burg. Nuk do të ketë masa ndëshkimore si gjoba por vetëm burg për ata që do të tentojnë tjetërsimin e vullnetit të lirë të votuesve shqiptarë. Kjo vepër penale, do të jetë e paamnistueshme.

Do të dënohet nga 1 deri në 7 vite burg marrësi dhe dhënësi i kartave të identitetit. Shpërdorimi i autoritetit policor për të influencuar në mbështetjen e një partie politike do jetë vepër penale dhe të dënohet deri në 5 vjet burgim. Përdorimi i të mjeteve publike, veprimtarisë shtetërore apo i burimeve financiare ose njerëzore, për zgjedhje, do dënohet vetëm më burgim, nga 1 deri ne 4 vjet. Po kështu ndryshimet në kodin penal parashikojnë ashpërsim të dënimeve për të gjitha veprat e tjera penale në fushën e zgjedhjeve, duke i parashikuar të gjitha si krime.

 Blerja e votave, priten arrestime në disa qytete

Tre arrestimet në Vlorë dhe dy në Shkodër me akuzën e blerjes së votave nuk do të jenë të fundit.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit raportojnë se në orët në vijim priten aksione në disa rrethe të vendit ku strukturat e policisë prej disa ditësh po mbajnë në vëzhgim përfaqësues të disa subjekteve elektorale që dyshohet se po ofrojnë para për blerje votash.

Sipas ndryshimeve të reja në Kodin Penal, shitblerja e votës dënohet në mënyrë taksative nga 1 deri në 7 vite burg. Nuk do të ketë masa ndëshkimore si gjoba por vetëm burg për ata që do të tentojnë tjetërsimin e vullnetit të lirë të votuesve shqiptarë. Kjo vepër penale, do të jetë e paamnistueshme.

Do të dënohet nga 1 deri në 7 vite burg marrësi dhe dhënësi i kartave të identitetit. Shpërdorimi i autoritetit policor për të influencuar në mbështetjen e një partie politike do jetë vepër penale dhe të dënohet deri në 5 vjet burgim.

Përdorimi i të mjeteve publike, veprimtarisë shtetërore apo i burimeve financiare ose njerëzore, për zgjedhje, do dënohet vetëm më burgim, nga 1 deri ne 4 vjet. Po kështu ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë ashpërsim të dënimeve për të gjitha veprat e tjera penale në fushën e zgjedhjeve, duke i parashikuar të gjitha si krime.

Burimi: Balkanweb

24.06.2017

The post Tre të arrestuar në Vlorë për blerje votash, policia jep detaje, priten arrestime te tjera (Burimi: Balkanweb.com) appeared first on lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Tre të arrestuar në Vlorë për blerje votash, policia jep detaje, priten arrestime te tjera (Burimi: Balkanweb.com)

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×