Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Sherri PS-LSI, ja ku pritet të ketë përplasje dhe tensione (Burimi: Syri.net)

Pritshmëritë janë që të shtohet përplasje dhe tensione mes PS-së dhe LSI-së në të paktën tre qarqe të vendit, ndërsa PD duket disi më periferike në këtë ballafaqim.

Nëse deri më tani është folur gjerësisht për një fushatë elektorale të qetë siç nuk është parë kurrë më parë në Shqipëri, kjo ka pak gjasa të ndodhë ditën e zgjedhjeve e më pas kur të nisë numërimi i votave.

Është fjala për Beratin, Fierin dhe Durrësin, qarqe që çojnë në Kuvend një numër të madh mandatesh. Përgjatë ditëve të fushatës nga këto qarqe janë raportuar disa incidente, si dhe janë hedhur akuza të ashpra mes PS-së dhe LSI-së. Le t’i shohim me radhë.

Berati

Tre partitë janë në garë për të mos humbur një mandat që iu zbrit këtij qarku për shkak të ndryshimit të numrit të popullsisë. Berati çon në Kuvend 7 deputetë. PS synon mandatin e pestë, PD ka një bast për të ruajtur mandatin e dytë, ndërsa LSI pretendon të dalë forcë e parë. Në vitin 2013 LSI trefishoi votat e saj në këtë qark duke i marrë PD-së vendin e dytë. Por ndërsa mund të flitet për një paqe PD-PS, nuk mund të thuhet e njëjta gjë mes PS-LSI.

Prej muajsh dy partitë e majta janë në një luftë të hapur me njëra-tjetrën, pasi të dyja forcat e konsiderojnë si bastionin e tyre këtë qark dhe akuzojnë njëra-tjetrën për presione mbi administratën dhe garë jo të ndershme. Listat kryesohen nga dy ish-ministra; Nasip Naço dhe Blendi Klosi. Një ditë më parë, Naço ia ka bërë të ditur me anë të një letre të hapur ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj, Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, Ambasadorit të SHBA-ve Donald Lu por edhe të tjerëve se në Berat po blihen vota hapur dhe se policia nuk ndërhyn. Pas marrëveshjes Rama-Basha situata u tensionua edhe më shumë. Dy drejtorë të LSI-së u shkarkuan dhe u çuan për ndjekje penale për përfshirje të paligjshme në fushatë. Bëhet fjalë për drejtorin e postës dhe të spitalit.

LSI kontrollon bashkinë e qytetit të Beratit, atë të Çorovodës, të Kuçovës, si dhe disa institucione të tjera. Policia e Beratit ka kallëzuar në Prokurori 4 zyrtarë lokalë të bashkisë së Kuçovës, njëri prej të cilëve akuzohet se përdori makinën e punës për fushatë dhe tre tjerët se bëjnë presion për vota.

Kryebashkiaku i Kuçovës, i cili përfaqëson LSI-në i quan akuzat sajesa të Partisë Socialiste. Ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka hedhur shpesh akuza të ashpra ndaj kryesuesit të listës së PS-së në Berat, Blendi Klosi, duke e etiketuar si ‘kumarxhi’, ‘bixhozxhi’ etj. Ndërkohë që vetë Edi Rama ka ironizuar mitingun e LSI-së në këtë qytet duke publikuar një video që tregonte pak njerëz në shesh.

Fieri

Ky qark është konsideruar gjithnjë si hambari i votave për socialistët dhe ku në dy zgjedhjet e fundit PS ka marrë 9 nga 16 mandate, por LSI dhe PDIU mbeten parti me ndikim dhe përcaktuese në ndarjen e mandateve. Listën e LSI e kryeson kryetari Petrit Vasili, ndërsa ajo e PS-së kryesohet nga Erjon Braçe, deputeti që vazhdimisht është shfaqur me qëndrime të ashpra kundër LSI-së.

Në vendin e nëntë të socialistëve edhe Gramoz Ruçi. Rezultati i ngushtë në Fier, si qarku i dytë që çon më shumë mandate në Kuvend, është shkak për përplasje të ashpra mes PS-së dhe LSI-së. Në mesin e këtij muaji, LSI nxori kryetarin Petrit Vasili për të denoncuar dhunimin e një aktivisti nga Zharrëza, ndërsa Gramoz Ruçi u shpreh se ky rast nuk kishte prapavijë elektorale. LSI pretendon se është dhunuar nga përkrahës të PS-së.

PS duket më e fuqishme në qarkun Fier pasi kontrollon të gjitha bashkitë, ndërsa LSI ka një numër të madh institucionesh të tjera të përfituara nga marrëveshja e 2013. Nëse LSI ruan numrin e votave që kishte në vitin 2013, rreh 20 mijë, ajo merr sërish dy mandate, por me një rënie të vogël në numër, mandati i dytë i kalon socialistëve. Për këtë arsye lufta mes dy partive është e ashpër edhe në këtë qark.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj morën pesë mandate në Fier më 2013, një më pak se sa në vitin 2009. Mandati që humbi PD-ja, shkoi për LSI-në. Nëse LSI do të ketë një mandat të tretë në këtë qark, ai i shkon Erisa Xhixhos.   Sipas sondazhit të IPR Marketing, PS do të merrte 54.7% të votave ose 9-10 mandate në Fier, ndërsa LSI 9.6% të votave, ose 1 deri në 2 mandate.

Durrësi

Ky është një tjetër qark ku pritet një betejë e ashpër për shkak se ka një mandat më shumë deputeti se në zgjedhjet e vitit 2013. Durrësi çon në Kuvend 14 deputetë. Deri më tani përplasjet në këtë qark kanë qenë mes PS-së dhe LSI-së. Kjo e fundit ka akuzuar PS-në për disa incidente elektorale, siç ishte dhunimi i një aktivisti të LSI-së në Fushë Krujë disa ditë më parë. Ministri Lefter Koka që kryeson listën e LSI-së ka thënë se “policia e krimit dhe e drogës po sulmon qytetarët”.

Një ditë më parë në Durrës u raportua për një tjetër incident, vendosja e një sasie tritoli në një prej zyrave të LSI-së. Ministri Lefter Koka tha se kjo është një vepër e PS-së, ndërsa kjo e fundit reagoi duke e quajtur ngjarjen inskenim. Luftën PS-LSI në këtë qark e kanë ndezur edhe Rama me Metën.

Kryeministri gjatë një takimi elektoral tha se Porti i Durrësit është ‘foleja që kontrollohet prej tre familjeve, të cilat i çojnë përqindje partisë”, duke nënkuptuar këtu LSI-në. Por i menjëhershëm ishte reagimi i Ilir Metës, i cili tha se në Portin e Durrësit po fiken skanerat për të kaluar tonelatat me drogë. Sipas sondazhit të IPR Marketing, PS merr në këtë qark 6 mandate, ndërsa LSI lufton për 1 deri në 2 mandate.

Mbetet për t’u parë gjatë ditës së nesërme, por edhe në vazhdim se çfarë do të ndodhë me përplasjen PS-LSI në këto tre qarqe të nxehta, por edhe në qarqe të tjera. Pas marrëveshjes Rama-Basha, PS dhe LSI i kanë rritur tonet mes tyre. Rama e ka përjashtuar një koalicion tjetër me LSI-në, ndërsa ka lënë të hapur derën për PD-në. Nga ana tjetër LSI ka thënë se nuk do të bëjë koalicion me “Rilindjen”, por është shprehur e gatshme për bashkëpunim me PS-në.

Burimi: Syri.net

24.06.2017

The post Sherri PS-LSI, ja ku pritet të ketë përplasje dhe tensione (Burimi: Syri.net) appeared first on lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Sherri PS-LSI, ja ku pritet të ketë përplasje dhe tensione (Burimi: Syri.net)

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×