Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Zgjedhjet, Llalla ngre në gatishmëri strukturat e posaçme të prokurorëve (Burimi: Syri.net)

Tags: tatildelaquo
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka udhëzuar Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore që të hartojnë shërbimet e gatishmërisë për të mbikqyrur mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë, të cilat zhvillohen të dielën, 25 Qershor 2017.

Në bazë të komunikimit që ka zhvilluar Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, strukturat lokale të Prokurorisë Shqiptare kanë krijuar strukturat e posaçme të gatishmërisë, të cilat janë në funksion duke filluar nga dita e shtunë (dt. 24.06.2017) deri ditën e hënë (26.06.2017). Strukturat e gatishmërisë përbëhen nga prokurorë dhe nga oficerë të Policisë Gjyqësore të Seksionit të Prokurorisë.

Në një komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit lokalë të Prokurorivë, z. Llalla ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me të gjitha strukturat e tjera ligjzbatuese, si edhe orientimin e saktë dhe të shpejtë të hetimit për çdo problematikë të mundshme penale që lidhen me procesin zgjedhor.

Drejtuesit e Prokurorive të Rretheve Gjyqësore kanë informuar Prokurorin e Përgjithshëm se po zhvillojnë në mënyrë dinamike veprime proceduriale mbi kallëzimet penale të përcjella pranë tyre gjatë fushatës zgjedhore.

Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme ka hartuar grafikun e saj të gatishmërisë, me qëllim koordinimin sa më të shpejtë dhe të plotë të të gjithë strukturës për menaxhimin e duhur të problematikave të mundshme.

Gjithashtu, Prokuroria e Përgjithshme po vijon të zhvillojë komunikim intensiv me Task-Forcen e krijuar nga Këshilli i Ministrave për monitorimin e situatës zgjedhore.

Burimi: Syri.net

24.06.2017

The post Zgjedhjet, Llalla ngre në gatishmëri strukturat e posaçme të prokurorëve (Burimi: Syri.net) appeared first on lajm-shqip.com.



This post first appeared on Lajmi I Fundit Lajm Shqip, please read the originial post: here

Share the post

Zgjedhjet, Llalla ngre në gatishmëri strukturat e posaçme të prokurorëve (Burimi: Syri.net)

×

Subscribe to Lajmi I Fundit Lajm Shqip

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×