Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Ben Blushi-deputetëve të PD-së: Ju jeni në krahun e armës gjithmonë, veproni me Kanun. Po 14 shtatori çfarë ishte?

Deputeti socialist Ben Blushi është shprehur i tronditur nga fjalimet e deputetëve të opozitës në seancën e kësaj të enjte, në lidhje me 21 janarin. Ai priste reflektim për vrasjen e 4 personave, por sipas Blushit, kjo nuk mund të ndodhte, pais PD gjithmonë ka qenë në krahun e armëve. Blushi tha se ka qenë dy herë në bulevard kur ka pasur të shtëna. Njëherë ka qenë më 14 shtator të vitit 1998, dhe herën tjetër më 21 janar të vitit 2011. Dhe në të dyja herët, tha Blushi, armët në duar i kanë pasur demokratët. Ai tha se nëse PD dënon 21 janarin, atëherë duhet të dënojë edhe 14 shtatorin. Por, sipas Blushit kjo gjë nuk mund të ndodhë, pasi PD është gjithmonë në krahun e armës. Sipas tij, demokratët veprojnë ende me Kanun. “Nuk jam i vetmi që jam shokuar nga ato që kam dëgjuar për 21 janarin. Pushteti mbrohet me armë kur sulmohet me armë. Në 20 vjet kam qenë dy herë në bulevard kur ka pasur të shtëna. Një herë më 14 shtator 1998 dhe 21 janar 2011. Në të dy rastet armët i kishit ju. Unë u pyes sot ca ishte 14 shtatori? A ishte grusht shteti? Me kë jeni ju me 14 shtatorin apo 21 janarin? Thoni që më 21 janar ju sulmuan, po më 14 shtator kush sulmoi? Në të dy rastet jeni në krahun e gabuar, si në opozitë dhe në pushtet. Kjo është zgjidhja juaj historikisht. Sa herë vjen puna për të ndarë diçka ju jeni në krahun e armës. E dini pse? Sepse i shkoni Kanunit! Ka ardhur koha për të bërë një lavazh shpirtëror që dhuna dhe arma nuk është një instrument për të zgjidhur problemet tona”, tha Blushi gjatë fjalimit të tij. Ai vijoi më tej, duke thënë se PD i ka vrarë për herë të dytë 4 viktimat e 21 janarit, duke mos e pranuar krimin që ka kryer ndaj tyre. Blushi tha se më 21 janar është shkurtuar lista e njerëzve që mund dhe duan të protestojnë kundër qeverisë, pasi është ngritur frika se nëse dalin në shesh, ata edhe mund të vriten. “Duke mos pranuar që keni vrarë Aleksin, Hekuranin, Faikun dhe Ziverin, i keni vrarë dyfish. Ju keni ngjallur dyshimin se në Shqipëri në qoftë se proteston kundër qeverisë edhe mund të vritesh. Ju shkurtuat lisën e njerëzve që mund të reagojnë kundër qeverisë. E dini çfarë do të bënin këta katër burra? Do të kishin arsye për të protestuar sërish sot. Por, nuk mundet se janë vrarë. 21 janari është shumë më kaq sa themi ne. Kemi shkurtuar numrin e protestuesve. E kemi kthyer në një ditë aleatë me çdo qeveri. 21 janari në fakt, mund ta them me ironi, por nuk është ironike kjo që do të them mund të shpallet si dita e fitores së çdo qeveri kundër popullit të vet. Kjo është arsyeja se pse nuk kam besim se për 21 janarin të ketë drejtësi, pasi sot për sot në Shqipëri është fatkeqësisht e pamundur që populli të fitoi një gjyq ndaj qeverisë së vet dhe kjo është çështja”, tha Blushi. Ndaj komenteve të tij reagoi deputeti demokrat Edi Paloka. Ai tha se “më 14 shtator, ishte një reagim i njerëzve, që vetëm një ditë më parë iu ishte vrarë lideri i tyre. Një turmë njerëzish e revoltuar që ishin nisur të varrosnin atë dhe që raguan në mënyrë spontane dhe pa marrë urdher, siç bënte Rama në 21 janar. Nuk ka asnjë krahasim”. “Pushteti nuk merret me dhunë, por kjo s’do të thotë që qytetarët s’mund të protestojnë”, vijoi Paloka.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Ben Blushi-deputetëve të PD-së: Ju jeni në krahun e armës gjithmonë, veproni me Kanun. Po 14 shtatori çfarë ishte?

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×