Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Publikohet fotoja e autorit që preu në mes jetët e 3 të rinjve shqiptarë në Gjermani

I vetmuar, biri i një shoferi taksie dhe një nëne që punonte në dyqan.

Në foto është Ali Sonboly. Ky është emri i 18-vjeçarit që këputi në mes, jetët e 3 të rinjve shqiptarë: Armela Segashit, Dijamant Zabergjës dhe Sabina Sulajt.

18-vjeçari etiketohej  si fëmijë i pafajshëm, në rrethin e tij, por një ditë të bukur, mendoi të merrte një pistoletë e të vriste kë të gjente përpara. Gjermani me origjinë nga Irani, kishte hedhur në një profil fals në ‘’Facebook’’ një njoftim, se do kishte ushqim ofertë te ‘’McDonalds’’, ku ndodhi dhe hataja.

Siç raportojnë dëshmitarët, ai e nisi sulmin pasi doli nga tualeti i ‘’McDonalds’’ duke qëlluar kryesisht mbi fëmijët.

A ishte autori një i sëmurë mendor? Vështirë ta përcaktosh, por nga biseda pak para se të vriste veten, e ka shprehur hapur se ka qenë i ngacmuar dhe i shtypur përgjatë 7 viteve.

BISEDA E ZBARDHUR

Qytetari: Ti je gomar…

18 vjeçari: Për shkakun tënd kam 7 vite që më ngacmojnë.

Qytetari: Ti je një person abuzues

18 vjeçari: E tani, do të marr një armë për të të qëlluar.

Qytetari (fillon të bërtasë): Ai ka një armë, ka armë, është i armatosur…

(Qytetari fillon të ofendojë 18 vjeçarin për prejardhjen e tij iraniane dhe dikujt tjetër i thotë: Thërrisni policinë, ky person është i armatosur)

18 vjeçari: Unë jam gjerman

Qytetari: Ti po abuzon.

18 vjeçari: Unë jam rritur këtu, kam përfituar nga Gjermania për të papunët.

Qytetari: Ti ke nevojë të trajtohesh në psikiatri



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Publikohet fotoja e autorit që preu në mes jetët e 3 të rinjve shqiptarë në Gjermani

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×