Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Personazhet shqiptarë që kanë probleme me drejtshkrimin

Përditë e më shumë po rritet rëndësia e rrjeteve sociale. Sot bota e teknologjisë është mëse prezente në jetën e të gjithëve, madje edhe tek VIP-at. Shumë prej person azheve tanë zgjedhin llogaritë e tyre për të qenë sa më pranë fansave të shumtë. Promovimi i projekteve të reja, kauza sociale, dedikime dashurie, lajmet rreth jetës së tyre private dhe shumë të tjera janë vetëm disa nga postimet e tyre të përditshme. Krahas fotove, personazhet publik shkruajnë edhe statuse, duke komunikuar kështu drejtpërsëdrejti me ndjekësit e shumtë që ata kanë. Por ajo që ne të “Summer Pages” na ka rënë në sy gjatë këtyre statuseve kanë qenë gabimet e shumta drejtshkrimore që ata bëjnë. Ndaj kemi vendosur ta quajmë këtë temë “VIP-at analfabet”, duke nxjerrë në pah gabimet që ata bëjnë. Ajo që vihet re më së shumti është mungesa e shkronjës Ë që, thuajse gjithnjë mungon nëpër këto postime. Megjithatë më poshtë ju sjellim personazhe që kanë probleme me apostrofën, apo edhe nga ata që “hanë zanoret”.

Luana Vjollca
Moderatorja e “Top Channel” është ndër personazhet më të ndjekura online. Në çdo postim të sajin, Luana merr me mijëra pëlqime. Me siguri ndjekësit e shumtë, nuk i vënë re gabimet ortografike që biondja seksi bën. Ne kemi zgjedhur vetëm një ndër statuset që ajo ka hedhur, ku ka shprehur dashurinë që ka për motrën, Marina. “Vdes të të shoh në tv sa shumë shkëlqen. Që më të bukur se ty ska këtë e dijnë të gjithë!!Por ti je shumë më e bukur në shpirt. Të dua Minushe”, përfundon Luana. Mesa duket prezantuesja ka harruar apostrofën si dhe ka shtuar një j, tek fjala dijnë, që në fakt është dinë.

Çiljeta
Gjithnjë e më e pranishme ka qenë edhe Çiljeta në rrjetet sociale. E në fakt edhe reagimet në lidhje me sulmet që i janë bërë, këngëtarja i ka shprehur në rrjetet sociale. “Pash që ju kishte lën pa gjum veshi im dje. Merruni me nai pun lejeni veshin në hall të vet”, i është përgjigjur Çili lajmeve që qarkulluan pak ditë më parë rreth saj. E nëse e shikojmë me vëmendje, mungojnë aq shumë ë, sa nuk dimë se nga t’ia nisim për ta korrigjuar. Pavarësisht kësaj, Çiljeta ka rrëmbyer në këtë status, e shoqëruar me një foto hot, më shumë se 13 mijë pëlqime. Me siguri fansat kanë parë foton dhe jo statusin.

Armina Mevlani
Blogerja e mirënjohur është shumë e ndjeshme ndaj kafshëve. Në një status të sajin, Armina na prezanton me Brunon, qenushin që ajo ka gjetur. “Kemi hezituar tër këto ditë të postojmë foton e Brunos, qenushit të gjetur në Budva, pasi jo vetëm ishim në kërkim të pronarit, por edhe na hyri mjaft në zemër me sjelljet e tij lajkatare, aq saqë nuk na bënte dora ta nxirrnim për adoptim. Ai mund të jetë një ndër qenushat më të rrallë dhe të veçantë që kemi takuar, mjaft i dashur dhe i dëgjuar, por fatkeqsisht pronari nuk na kontaktoi, por edhe ne smundemi ta mbajmë për shkak të qenushave që kemi në shtëpi. Ajo që morrëm vesh është që ky qenush quhet Bruno dhe gëzon shëndet të plotë. Ai person që mundet ta adoptojë do ketë fatin më të madh ta ketë afër, me dashurinë që vetëm Bruno di të ofrojë”, mbyll Armina. E përveç ë, që në shumë raste kanë munguar, Armina i ka shtuar një r më shumë fjalës morëm.

Ledri Vula
Ndonëse është një nga reperët më të suksesshëm në trojet shqiptare, Ledri Vula ka një problem të qartë me gjuhën shqipe. Mjafton të shihni statuset e tij në rrjetet sociale, për të kuptuar se Ledri arrin të shkruajë edhe dialektin me gabime. “Njerzt msojn prej gabimeve, lem, t’bohna gabimi yt…”, ka shkruar reperi nga Kosova në një prej statuseve të tij. Megjithatë, Ledri duket se është i vetëdijshëm për problemin, duke qenë se statuset e tij janë të rralla dhe kryesisht vargje këngësh.

Albana Ferhati
Albana Ferhati, e njohur nga të gjithë si “Bukra e Portokallisë” ka pak ngjashmëri me personazhin e saj edhe në jetën reale. Aktorja e njohur ka një problem të theksuar me drejtshkrimin shqip, ose më saktësisht me shkronjën “Rr”. “Një ditë relaksi për tu kthyer në 4 ditë resht turne Portokalli “Vere & Portokalle” 22 korik Himarë”, shkruan aktorja. Por ky nuk është i vetmi status i saj me probleme. Në faqen personale të “Facebook”, Piter Pann Albana, ajo shkruan, “dhe ti del dhe shikon që ke marë ti gjobë, parkuar me të gjitha rregullat në lagje. Po ky kali që ka parkuar në mes të rrugës pse smer gjobë? Po këta dy të tjerët që kanë parkuar mbi trotuar?”.

Noizy
Thuhet se një pjesë e mirë e shqiptarëve kanë probleme me shkronjën “ë”, e në këtë listë bën pjesë edhe Noizy. Reperi është kritikuar shpesh nga fansat për problemet në të shkruar, por pavarësisht kësaj duket se ai nuk ka bërë asnjë përpjekje për tu përmirësuar. “Të pa zvendësueshëm jo të përsëritshëem”, shkruan Noizy në një nga statuset e tij në rrjetet sociale, ndërsa në një tjetër thotë “Zoti ësht 1 & atij qofshim fal”. Gabimet në këto fjali me siguri që arrin t’i gjejë kushdo, natyrisht përveç Noizyt.

Endri Prifti
Që Endri Prifti është një këngëtar i talentuar këtë nuk e vë askush në dyshim. Por artisti është edhe një nga përdoruesit më aktiv të rrjeteve sociale. Megjithatë, zellit të tij të madh për të ndarë opinione dhe përjetime me fansat ia prish paksa shijen gjuha që ai përdor. “Rrugës për në Korçë. Shoqërusja e parë @joana_prifti”, shkruan Endri, pa e ditur që në fakt shkruhet “shoqëruesja”. Ndërsa në një tjetër status të mëhershëm, veç faktit se fjalët janë gjysmë anglisht, gjysmë italisht e një pjesë tjetër në shqip, do të na duhej të paktën një javë të analizonim gabimet e tij. “Mirdita signiori signiorita. Sot do të jemi në Korçen tonë, smund te rimë pa ju vizituar 1 herë në 2 muaj, besoj dhe juve nuk do donit të ishte më e gjatë koha. Do jemi me një ndryshim nga fotoja, pa zhaketa, me bluska me mencka të shkurtra..hahaha. Ju premtojmë një natë super spessell, me orkestreë tonë full opssionss + kitaristin më të mirë @genti_myftaraj + saksofonistin @bledicami. Atëherë sna mbetet gjë tjetër vec të shihemi aty për një natë të paharruar, ku nuk do mungojë asgjë dhe kryesisht dashuria jonë për ju. Graçie mille tutti”, shkruan Endri.

Stresi
Do të duhej ndonjë gjeni që të përkthente atë që ka dashur të thotë Stresi me këtë status, “Shqipe leni lojnat ktu o real life my shqipe vinzzz from hellbanianz london u know coming soon stay tuned sepse kta djem e kan kill gangbang”. Por ky nuk është i vetmi që reperi i njohur jo vetëm nuk di çfarë shkruan, por gjithashtu bën edhe gabime fatale në shqip. Sidoqoftë, fansat e justifikojnë hera herës…



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Personazhet shqiptarë që kanë probleme me drejtshkrimin

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×