Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

SHËNIM/ Çfarë dreqin bën Bujar Nishani (apo heshtja që shurdhon)

Shqipëria gjendet në një udhëkryq të madh politik.

Reforma në drejtësi ka trazuar shumë ujëra.

Ndërkombëtarët prej javësh bëjnë thirrje që të gjendet kompromisi.

SHBA madje dërgoi edhe zonjën Victoria Nuland në Tiranë, posaçërisht për reformën.

Ambasadoërët ndërkohë prej kohësh bëjnë thirrje për bisedime dhe kanë negociuar për t’u zhvilluar një takim Rama-Basha.

Por, në gjithë këtë situtatë, vetëm një njeri nuk flet.

Njeriu që në fakt duhet të ishte në krye të thirrjeve publike dhe që duhet të shërbente se negociator i dialogut.

Ai është presidenti Bujar Nishani.

Ai nuk ka thënë asnjë fjalë për reformën.

Nuk ka bërë asnjë thirrje për votimin apo jo të saj.

Nuk ka bërë asnjë deklaratë për të arritur kompromis.

Njerëzit e morën vesh se ai vazhdon të jetë president, vetëm kur përzuri dhunshëm nga Presidenca ambasadorët shqiptarë, pse me ta ishte edhe Visar Zhiti.

Lind pyetja, çfarë dreqin bën presidenti në këto moment të ethshme politike?

Pse nuk del dhe të thotë qoftë edhe një fjalë për reformën?

Si e kalon gjithë ditën në zyrë?

Vallë nuk i bën përshtypje që gjithë Perëndimi i bën thirrje klasës politike të votojë reformën, dhe ku hesht dhe nuk flet asnjë fjalë?

Por, heshtja e tij nuk do shumë mend të kuptohet.

Sali Berisha nuk e do me asnjë mënyrë reformën në drejtësi.

Dhe për këtë arsye, Bujar Nishani nuk ka asnjë motiv që të dalë dhe të flaës.

Bie ndesh me interesat e shefit të tij!



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

SHËNIM/ Çfarë dreqin bën Bujar Nishani (apo heshtja që shurdhon)

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×