Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Portugalia ka një falënderim special për Bekim Balaj

Mediat portugeze kanë një falënderim special për sulmuesin shqiptar Bekim Balaj i cili hapi siparin e gjithë kësaj aventure e cila në 10 korrik u kurorëzua me titullin kampionë në ‘Euro 2016’.

Me titullin “Obrigado Bekim Balaj”, artikulli vë në dukje se goli i tij në Aveiro shkundi përfundimisht një Përfaqësuese që nuk po shkonte asgjëkund.

Kontributin e tij, opinionisti i kësaj gazete e barazon me atë të Arnór Ingvi Traustason, islandezi që me golin në minutat e fundit ndaj Austrisë i dhuroi vendin e tretë në grup Portugalisë.

Pas eliminimit të dhimbshëm në fazën e grupeve në Botëror, Portugalia humbi dhe në shtëpinë e saj përballë ekipit më të padëmshëm në grup. Pikërisht në atë moment, federata vendosi të shkarkonte Paulo Benton e të merrte Fernando Santos. Pjesa tjetër, siç thonë, është histori …

Por gjithçka nisi nga këmbët e shkodranit që i dhuroi atë mbrëmje një arsye feste të gjithë shqiptarëve, si dhe një ogur që ky Europian do të ishte ndryshe.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Portugalia ka një falënderim special për Bekim Balaj

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×