Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Sarandjotja i kërkon ndarjen, 25-vjeçari i shkon në shtëpi dhe bën “namin”

Ndarja nuk përjetohet mirë në një çift, gjithmonë njëri prej tyre e vuan më shumë. Por ka edhe nga ata që nuk e pranojnë dhe bëjnë gjithçka që gjërat të rregullohen. Një 26-vjeçar i identifikuar nga policia si Olzan Merkaj ka shkuar në shtëpinë e të dashurës së tij dhe e ka kërcënuar me jetë. Një dhunë psikologjike që vajza nuk e ka duruar dot dhe e ka denoncuar në polici.

Pas denoncimit që ka bërë 25-vjeçarja, ai ka kundërshtuar edhe dy punonjës policie, por kjo sipas TV Klan nuk e ka shmangur arrestimin e tij.

“Arrestimi i tij u bë në lagjen nr.3 Sarandë, pasi ky shtetas për motive të dobëta ka kanosur me jetë, shtetasen M.P., 25 vjeç, pranë banesës së saj, si dhe ka kundërshtuar 2 punonjës policie (Patrullë e Përgjithshme) gjatë shoqërimit të tij për në Komisariatin e Sarandës”, thuhet në komunikatën e policisë.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Sarandjotja i kërkon ndarjen, 25-vjeçari i shkon në shtëpi dhe bën “namin”

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×