Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Zhdukja nga shtëpia, zbulohet djali i Facebook-ut me të cilin është arratisur 16-vjeçarja

Ka më shumë se tre ditë që po flitet për zhdukjen e 16-vjeçares Gazije Kazija, e cila është larguar nga shtëpia duke lënë një letër për familjarët. Vajza është larguar në mesnatë duke lënë si shenjë kompjuterin ndezur dhe duke përfituar nga rasti që familjarët e saj ishin në gjumë.

Nga të dhënat e policisë bëhet me dije se 16-vjeçarja është larguar me të dashurin e saj 13 ditë më parë. “Panorama” shkruan sot se djali dyshohet të jetë banor i zonës dhe mosha e tij është 20-vjeç.

Policia bëri të ditur se ka identifikuar personin me të cilin është larguar Gazije Kazija, ndërsa ka dërguar agjentë të posaçëm në dy qytetet bregdetare: Sarandë dhe Vlorë, pasi ka informacione se “çifti” i arratisur ndodhet në Jug të vendit.

Në momentin që ka lënë shtëpinë, 16­ vjeçarja kishte shkruar se po ikte me të dashurin që e kishte njohur në “Facebook”. Për shkak të hetimeve nuk bëhet me dije për opinionin publik emri i djalit me të cilin vajza është arratisur, por policia ka informacion për identitetin e tij.

Hetimet deri tani tregojnë se vajza mund të jetë larguar me dëshirë, por ende nuk ka një deklaratë zyrtare që ta konfirmojë këtë gjë.

Ndërkohë, familja e adoleshentes fajëson taksistin që e dërgoi Deri Tek Plepat natën e arratisjes, por ai ka mohuar të gjitha pretendimet se ka lidhje me ngjarjen, duke thënë se po bënte punën dhe nuk ka të drejtë t’u kërkojë llogari klientëve.

Nëna e vajzës dyshon se 16-vjeçarja është rrëmbyer nga një djalë që jetonte me qira në shtëpinë e taksistit në fjalë. Gjithashtu, në tavolinën e kompjuterit të vajzës, mamaja gjeti dy numra celulari dhe ua dhe efektivëve të policisë. Nga verifikimet, njëri nga këta numra i përket taksistit që ka dërguar vajzën deri tek Plepat.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Zhdukja nga shtëpia, zbulohet djali i Facebook-ut me të cilin është arratisur 16-vjeçarja

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×