Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Si ngacmohen vajzat në Kavajë, ja sa “xhentilë” janë djemtë (FOTO)

Na ndodh shpesh të shohim ngacmime të ndryshme në rrugë. Shkelje syri, vështrim i fokusuar, buzëqeshje, ndonjë fjalë, apo shenja me duar, janë disa nga mënyrat se si ngacmojnë apo përpiqen të flirtojnë meshkujt.

Një rast i frikshëm na vjen nga qyteti i Kavajas. Është hera e parë që shohim një ngacmim të tillë maniakësh. Ky është mesazhi që ka mbërritur në redaksinë tonë:

“Pershendetje Jeta osh qef! Ky personi nuk me le rehat me ngacmimet e veta. Ka gjith rrugen qe po na ndjekkk. Ideja esht qe keto personat na kane bllokuar gjithe rrugen qe presupozohet qe esht gjys autostrad. “.

Si ka mundësi që ka ende njerëz të tillë? Nëse një mashkull nuk është i aftë ta bëjë për vete një femër me komunikimin e tij, pse duhet të sillet si kafshë? Pse duhet të tregohet i dhunshëm, apo maniak duke e terrorizuar vajzën e botës në çdo hap? Ku e gjen ai këtë të drejtë? Si ka mundësi që ai mendon se nëse e ndjek dikë dhe e panikon, ajo do të dorëzohet?

Probleme të mëdha kemi në vendin tonë, por problemi më i madh është njerëzimi. Mendjengushtësia dhe shpellarizmi i shfaqur në këto raste tregon se shqiptarë të tillë janë e keqja më e madhe e Shqipërisë.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Si ngacmohen vajzat në Kavajë, ja sa “xhentilë” janë djemtë (FOTO)

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×