Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Horoskopi 30 Maj 2016

Tags: tatildelaquo

Dashi – Personaliteti juaj i fortë e dominues do të jetë në formë tepër të mirë sot. Mos e lini energjinë t’ju shkojë dëm. Përpiquni që të mos përfshiheni më shumë seç duhet në çështje që u përkasin të tjerëve. Përdorni fjalët dhe aftësitë këshilluese për të lehtësuar shqetësimet e të tjerëve. Fuqia e brendshme është një ndër vlerat më të mëdha që keni.

Demi – Fjalët tuaja do të kenë shumë peshë sot dhe do të jenë të mbushura me një ndjenjë të fortë vetëbesimi. Gjërat mund të lëvizin shumë shpejt, por kjo nuk duhet t’ju shqetësojë pasi keni çdo gjë që iu duhet për ta mbajtur situatën nën kontroll. Mundësi të mira ju presin, sidomos nëse bashkëpunoni me të tjerët. Pasdite lejojini vetes pak argëtim. Dilni, shkoni në kinema apo ndonjë festë.

Binjakët – Është një ditë perfekte për të dalë në natyrë, për të marrë ajër të pastë dhe për ta parë situatën me një perspektivë të re. Mos u fshihni pas gjërave. Shikoni përpara. Bëjini telefon një miku të afërt me të cilin keni kohë pa folur. Ndonjëherë e harrojmë rëndësinë që kanë miqtë e vjetër dhe kontakti me ta.

Gaforrja – Mos rrini duar kryq në pritje që ta bëjë tjetri hapin i pari. Keni një dëshirë të fortë nga brenda dhe një ankth për të bërë gjërat që duhet. Mos prisni më gjatë për ta realizuar këtë dëshirë për aventurë që ju ka pushtuar. Ka gjëra të rëndësishme për t’u përmbushur kështu që ngrihuni nga shtrati dhe lëvizni. Delegojani detyrat të tjerëve në mënyrë që të përshpejtoni procesin.

Luani – Tregohuni të hapur përballë çdolloj oportuniteti që do t’ju rezervojë dita. Do të suprizoheni nga mundësitë e pabesueshme që do të shihni, një moment që do të reshtni së gjykuari të tjerët dhe veprimet e tyre. Është momenti të tregoheni socialë dhe me humor. Ruani gjithnjë një perspektivë pozitive ndaj çdo situate. Fjalët që thoni do të mbahen mend gjatë ndaj zgjidhini ato me kujdes.

Virgjëresha – Sigurohuni që të jepni aq sa merrni. Ndonjëherë, kur dashuroni dikë, dëshironi të vazhdoni të jepni vetëm për të treguar ndenjat që keni për të. Sigurohuni që të ruani energjinë e çmuar që ju karakterizon edhe për veten. Ashtu sikurse duhet të tregoheni të kujdesshëm që edhe të tjetri po e kthen këtë dashuri në të njëjtën mënyrë.

Peshorja – Mund të jeni në pikën që keni nevojë të ndaloni e të pushoni. Është koha që ta bëni. E meritoni një pushim, kështu që shfrytëzojeni ditën për t’u argëtuar. Tregohuni socialë me të tjerët dhe ndani mendimet tuaja. Sa më shumë të ndani nga vetja me të tjerët aq më shumë respekt do të fitoni.

Akrepi – Mos lejoni që gjërat t’ju bezdisin. Kini besim se jeni në dejtimin e duhur. Sjellja e fortë dhe plot vetëbesim do të jetë mjaft efektive sot, sidomos kur gjërat do të duken të lëkundura. Shfrytëzojeni këtë mundësi për ta marrë ju drejtimin e gjërave. Mund ta gjeni veten në qendër të vëmendjes dhe kjo është diçka shumë e mirë, pasi ju dini farë mirë se çfarë duhet të thoni.

Shigjetari – Situata duhet të ndryshojë. Ju nevojitet diçka e re për të dalë nga monotonia që ju ka pushtuar. Përpiquni sa më shumë që të kthjelloni mendjen dhe t’i jepni vetes mundësinë për të eksploruar gjëra të reja. Të bërit një shëtitje mund të jetë një ide e mirë.

Bricjapi – Ju pret një ditë e mbushur me energji, bashkëveprim me të tjerët dhe aktivitete të shumta. Mos nguroni ta merrni situatën nën kontroll pasi të tjerët do t’ju ndjekin me dëshirë. Do t’i jepni përgjigje edhe disa mendimeve që kanë kohë që vërtiten në kokë.

Ujori – Të guxuarit mund të duket fillimisht e vështirë ndoshta dhe rrezikshme, por mund të rezultojë një eksperiencë frytdhënëse dhe e pasur. Largojeni frikën për të njohur njerëz apo për të provuar gjëra të reja. Është dita që të rrezikoni dhe të mos e lejoni frikën që t’ju pengojë në ato që mund të jenë eksperienca të mrekullueshme.

Peshqit – Mbani gjithnjë mend se mund t’ia dilni në çdo situatë dhe përballë çdo sfide të re. Mjafton që të keni besim në vetvete dhe në punën që bëni. Ndonjëherë, aspekte të caktuara në jetë kërkojnë më shumë vetëbesim. Tregohuni të guximshëm!



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Horoskopi 30 Maj 2016

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×