Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Endrit Mërtiri, mashkulli shqiptar që bëri për vete dhe Bella Hadid (FOTO)

Të shumta ishin femrat që morën pjesë në AMFAR, eventi i përvitshëm që ka për qëllim sensibilizimin për luftën kundër AIDS. Por ajo që na ka rënë në sy ne dhe mesa duket nuk jemi të vetmit, ishte dhe prania e një mashkulli shqiptar në këtë event.

Flasim për fotografin e mirënjohur, Endrit Mërtiri, i cili ka qenë i vetmi shqiptar që është parë në
AMFAR, në shoqërinë e disa prej emrave më të lakuar për momentin. Edhe në këtë event, Endriti ka
qenë i preferuari i VIP-ve. E për ta konfirmuar këtë, mjafton tu hedhim një sy rrjeteve sociale. Disa prej emrave më të spikatur në botë kanë pozuar përkrah fotografit të famshëm, tashmë edhe jashtë kufijve.

Supermodelja Bella Hadid, e cila është një ndër modelet më të njohura të momentit ka qenë vetëm
një prej femrave më seksi që është fotografuar me Mërtirin. Nga ana tjetër edhe stilistët më të mëdhenj të botës janë parë pranë fotografit. Kështu vëllezërit Dsquared, apo edhe stilisti i Balman, Olivier
Rousteing, janë vetëm disa prej emrave që kanë pozuar me fotografin tonë.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Endrit Mërtiri, mashkulli shqiptar që bëri për vete dhe Bella Hadid (FOTO)

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×