Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

‘’Jeta u tregua mizore me ty’’, të afërmit në dhimbje. Pistat e ekzekutimit të biznesmenit durrsak

Të afërmit dhe miqtë e Shpëtim Shalës, biznesmenit që u ekzekutua dje në Durrës, janë plot dhimbje.

Ata kanë shkruar ngushëllimet e tyre dhe janë afër familjes. ‘’Tim, jeta u Tregua Mizore me ty’’, shkruajnë ndër të tjera.

Policia ka nisur që dje hetimet në Durrës, duke shoqëruar mbi 20 persona.

Mes të shoqëruarve kanë qenë dhe familjarë të 39­vjeçarit, raporton ‘’Panorama’’, të cilët kanë deklaruar se Shala nuk ka pasur konflikte. Mëgjithatë nga hetimet rezulton se i ndjeri ka pasur një sherr tre ditë para vrasjes së tij.

Biznesmeni është përfshirë në një aksident me makinë në sheshin “Taulantia” në Durrës. Mes tij dhe një djali po nga Durrësi, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, ka patur debat. Nga ana tjetër po hetohet edhe në pista të tjera pasi si hakmarrja, larja e hesapeve apo ndonjë borxh i pashlyer.

Shala ishte një biznesmen i njohur në qytetin e Durrësit. Ai kishte një plazh privat dhe restorantin “Batavia”.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

‘’Jeta u tregua mizore me ty’’, të afërmit në dhimbje. Pistat e ekzekutimit të biznesmenit durrsak

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×