Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Detaje të reja nga vrasja e Shpëtim Shalës, para 5 ditësh ishte zënë me një person. I kishte borxh 10 mijë euro

Detaje të Reja Nga Vrasja e biznesmenit Shpëtim Shala ditën e djeshme sotme në lagjen 13 të qytetit të Durrësit në një rrugicë pranë zonës së plazhit.

Shpëtim Shala, para 5 ditësh ishte zënë me një person. Dyshohet se Shala i Kishte Borxh 10 mijë Euro. Sipas burimeve, biznesmeni është konfliktuar dhe ofenduar me personin që i kishte borxh.

Shala ishte 50 vjeç, pronar i disa lokaleve në zonën e plazhit. Sipas informacioneve paraprake Shala është qëlluar disa herë me armë zjarri. Trupi i pajetë është gjetur brenda një makine tip “Voklsëagen” me targa “AA 086 HJ”. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima ka patur precedent të mëparshëm penal për kultivim kanabisi.

Paraprakishte mendohet se Shalës i është kryer atentat nga vrasës profesionistë të cilët e kanë qëlluar me armë me silenciator, pasi rreth zonës nuk u dëgjuan të shtëna me armë. Shpëtim Shala është babai i tre vajzave dhe prej disa kohësh banonte me qira në Durrës.

Zbardhet ekspertiza e vrasjes në Durrës, viktima dyshohet të jetë qëlluar me “Scorpion” me silenciator

Ekspertiza mjeko ligjore është kryer në Spitalin e Durrësit dhe ka dalë në përfundimin se viktima ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi është qëlluar 15 herë me plumba kallashnikovi, qitja e të cilave mund të jetë kryer me një armë automatike tip “Scorpion” me silenciator. Në vendngjarje policia ka mundur të gjejë 10 gëzhoja ndërsa shënjestra ka qenë krahu i majtë i shoferit.

Disa ditë më parë viktima ka patur konflikt me një person emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Sipas policisë Shala e njihte vrasësin dhe ndërsa po udhëtonte me makinë ka ndaluar për t’i folur por pa mundur të hapë xhamin e makinës ai është qëlluar me breshëri automatike.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Detaje të reja nga vrasja e Shpëtim Shalës, para 5 ditësh ishte zënë me një person. I kishte borxh 10 mijë euro

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×