Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Biondet janë më inteligjente, studimi që rrëzon stereotipin

“Bionde natyrale me mendje të vogël”; stereotipi i të gjitha kohërave është përgënjeshtruar nga shkenca. Sipas një studimi të universitetit Ohio, publikuar në buletinin ‘Economics’, biondet kanë nivel inteligjence më të lartë edhe pse në masë fare të vogël, po të krahasohen me flokë gështenjat, brunet apo flokëkuqet. Studimi i bërë në 10 mijë njerëz, ka analizuar të dhënat e një sondazhi të bërë në SHBA mes njerëzve të moshës 14-21 vjeç, në vitin 1979.

Në 1980, kanë qenë po këta njerëz që u është kërkuar t’i nënshtrohen një testi të përdorur nga Pentagoni, për të përcaktuar nivelin e inteligjencës. Si përfundim, në vitin 1985, secilit i është dashur të tregojë ngjyrën natyrale të flokëve. Për të zhdukur çdo paragjykim të bazuar në ndryshimet raciale, studiuesit kanë përjashtuar afro-amerikanët nga analiza. Rezultatet treguan që gratë bionde kishin mesatare IQ-je 103.2 krahasuar me femrat e tjera që kishin përkatësisht, 101.2 flokët gështenjë dhe 100.5 flokët e zinj dhe të kuq.

Edhe për meshkujt biond rezultati ishte thuajse i njëjtë. Megjithatë, shkencëtarët thonë se është e pamundur të bësh një lidhje gjenetike mes ngjyrës së flokëve dhe inteligjencës sepse, sipas tyre, gratë që kanë marrë pjesë në studim, mund të kenë pasur inteligjencë më të lartë se e zakonshmja. Kjo, gjithsesi nuk hedh poshtë rezultatin pasi në nivel statistikash, biondet ngelen në avantazh./Living



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Biondet janë më inteligjente, studimi që rrëzon stereotipin

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×