Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Çudit Gjon Karrica: Baba me dy gra të ndryshme, pas djalit po pres fëmijën e dytë

Këngëtari karizmatik dhe shumë i përfolur i kohëve të fundit, Gjon Karrica, është bërë Baba për herë të parë i një djali. Gjoni ka asistuar gjatë lindjes, moment që e ka shpërndarë në rrjetet sociale me anë të një videoje “live” nga salla e lindjes.

Për kritikat që mori pas shpërndarjes së kësaj videoje, ai shprehet për “Panoramën” se: “Ishte thjesht një moment kur foshnja del nga barku i nënës, dhe që unë e konsideroj diçka shumë të shenjtë dhe natyrale”. Por artisti nga Kosova na çudit me ekzibicionizmin e tij jo vetëm në muzikë, por edhe në jetën reale.

“Unë sapo u bëra baba me fëmijën e parë, por ndërkohë pres këto javë të vijë në jetë fëmija im i dytë, me partneren tjetër që kam paralelisht. “Do të bëhem baba dy herë me dy nëna të ndryshme. Jam gëzuar shumë për këtë fakt, ndaj ajo çfarë shpresoj është të jem një baba i mirë me fëmijët e mi”, tha ai.

“Dy partneret e dinë dhe janë dakord, pasi unë nuk jam në një lidhje serioze”, përfundoi rrëfimin e tij Karrica.

Ato janë njëra modele dhe tjetra këngëtare, Simela është modele italiane, që punon në Milano, dhe Jessy këngëtarja braziliane, me të cilën ai erdhi në Tiranë për klipin “Seks Toy”.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Çudit Gjon Karrica: Baba me dy gra të ndryshme, pas djalit po pres fëmijën e dytë

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×