Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Kur ka bërë Venera seks për herë të fundit?

Venera tregon se cdo natë fle me pizhame, te holla, ose te trasha, por asnjehere nuk i heq ato.

Por lexoni me poshte intervisten e botuar nga Gazeta Express per te pare se kur ka bere ajo seks per here te Fundit.

Hera e fundit që je mërzitur?

Hmmm… Të them të drejtën s’e mbaj mend fare, tani që po mundohem të kujtoj diçka më duket se s’qenkam mërzitur për gjë.

Zënka e fundit që ke bërë?

Mbase momente të vockla, mos përputhje mendimesh, se zënka jo. E kjo ndodhi para dy ditësh.

Hera e fundit që ke dëgjuar një thashethem për veten?

Janë të shumta për fat të keq. Gjithë kohës del diçka e re… As nuk i mbaj mend, as nuk u jap vëmendjen, të jem e sinqertë.

Hera e fundit që ke fjetur me pizhama?

Unë fle me pizhame. Të holla, të trasha, fle me to gjithmonë.

Hera e fundit që ke thënë fjalë të pista?

Më besoni, kurrë s’i përdor. Asnjëherë. S’mbaj mend ndonjëherë të më ketë dalë një gjë e tillë nga goja.

Kur të kanë gënjyer për herë të fundit?

Dje. Gënjeshtra të lezetshme, të bardha, nga Lindi. Për shembull, ajo gjëja që doje të blije javën e kaluar qenka shitur, s’paska më… (qesh).

Hera e fundit që ke harxhuar lekë?

Dje! Një shopping i bollshëm dhe goxha lekë të shpenzuara.

Hera e fundit që ke vjedhur?

Të vjedh? Jo!!!

Hera e fundit që të kanë vjedhur?

Hmmm… Portofolin para 7-8 muajsh.

Hera e fundit tek estetistja?

Këto ditë. Isha për masazh, manikyr e pedikyr, gjithashtu.

Çmenduria e fundit që ke bërë?

Kur jemi bashkë me Lindin çmenduritë tona s’kanë të ndalur, ka plot. Çdo ditë nga një.

Hera e fundit që ke votuar?

S’kam votuar ndonjëherë, sepse s’kam qenë në Maqedoni ditën kur kanë qenë zgjedhjet.

Hera e fundit që ke bërë seks?
Herën e fundit! (qesh)



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Kur ka bërë Venera seks për herë të fundit?

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×