Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Durrës, vritet me armë zjarri një biznesmen në zonën e plazhit

Një biznesmen është vrarë me armë Zjarri ditën e sotme në lagjen 13 të qytetit të Durrësit në një rrugicë pranë zonës së plazhit.

Viktima është identifikuar si shtetasi Shpëtim Shala, 50 vjeç, pronar i Disa lokaleve në zonën e plazhit. Sipas informacioneve paraprake Shala është qëlluar disa herë me armë zjarri. Trupi i pajetë është gjetur brenda një makine tip “Voklsëagen” me targa “AA 086 HJ”. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima ka patur precedent të mëparshëm penal për kultivim kanabisi.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë shoqërimin e disa personave të dyshuar por edhe dëshmitarëve që mendohet se kanë qenë të pranishëm në momentin e vrasjes.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Durrës, vritet me armë zjarri një biznesmen në zonën e plazhit

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×