Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Bashkëjetesa me Young Zerkën? Ronela Hajati: Ja e vërteta ime!

Një tjetër projekt muzikor nga këngëtarja Ronela Hajati, i cili mban emrin “Amin” e që për Ronelën kuptimi i kësaj fjale është grada më e lartë e një dashurie dhe një bekimi. E pyetur nga “Prive” Ronela thotë se pikërisht këtë ka trajtuar edhe kënga e saj e fundit.

Sa për pjesën ku shfaqet nudo, këngëtarja shton: “Unë jam e veshur poshtë, sepse ajo ishte ideja që doja të jepja, nuk i kalon caqet, është artistike dhe mua më pëlqen. Jam lodhur pak aty, sepse kisha gjithë kohës presion, pluhur e erë dhe më krijuan një gjendje të mërzitshme”, tregon Hajati për “Prive”.

“Vazhdimi i Malagatës do jetë, por është një këngë e video që do jetë depresive për njerëzit dhe njerëzit duan të dashurohen e jo të fiksohen me gjëra të zymta, tani në verë. Kështu që, pse jo, ajo këngë do të bëhet më vonë, kur do ftohet pak”,- shprehet këngëtarja për Prive.

E ndërkohë e diskutuar jashtë mase për një lidhje të mundshme me Young Zerkën, Ronela përgjigjet: “Ky muhabet më është bërë i lodhshëm, saqë nuk më ka hyrë në xhep asgjë. Mamaja ime është vetëm, sepse babain s’e Kam Dhe është gjëja më e shtrenjtë që kam. Dhe, edhe sikur të jem e lidhur me dikë, më vonë se kjo është jeta, edhe për shumë vite nuk do ta lë mamin. Pra nuk bashkëjetoj momentalisht me dikë”.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Bashkëjetesa me Young Zerkën? Ronela Hajati: Ja e vërteta ime!

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×