Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Hakerat “martojnë” Kivanc Tatlitug (Behluli) me stilisten, që e njohu tek “Dashuri e ndaluar”

Tags: peumlr

K?vanç Tatlitug, 31 vjeçari i njohur si Behluli tek seriali televiziv “Dashuri e ndaluar”, u fol se është martuar në fshehtësi me stilisten e divorcuar më parë, 35 vjeçaren, Basar Dizer. Njoftimi është bërë së fundmi nga profili në twiter i të dashurës së tij stiliste, me të cilën ata u njohën në vitin 2013, ndërsa punonin për xhirimet e serialit të suksesshëm. “Kivanc Tatlitug dhe unë u martuam “, thuhej nga profilet zyrare të saj në rrjetet sociale së fundmi. Mediat turke nxituan të jepnin lajmin të parët për këtë martesë në fshehtësi të çiftit këtë verë, por nuk vonoi deklarata e aktorit turk, i cili pohoi se ky lajm nuk ishte i vërtetë. Sipas çiftit hakerat kishin marrë faqen e stilistes, me qëllimin për të shpërndarë këtë lajm, i cili për hir të së vërtetës shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale. Fansat janë çuditur, sepse deri në këtë moment askush nuk kishte dëgjuar për një plan dasme nga çifti. Pavarësisht këtyre lajmeve që Kivo i ka cilësuar të pavërteta, duket se lidhja e tyre vazhdon. K?vanç dhe Ba?ak u panë në Alaçat? dhe në Cape Town disa ditë më parë, ndërkohë që nuk mungojnë fotot romantike në llogarinë e Instagramit me statusin “Po futurojmë në hënë”. Stilistja, e cila kur u njoh me Kivanc, kishte katër muaj që ishte divorcuar, dha vitin e kaluar për mediat intervistën e saj të parë, ku fliste për dashurinë me aktorin, të cilësuar si Princi i Turqisë. K?vanç dhe Ba?ak u bënë miq gjatë xhirimeve të serialit “Dashuri e ndaluar”, dhe më pas miqësia e tyre u kthye në një marrëdhënie dashurie. Ajo u shpreh se është shumë e lumtur me marrëdhënien e tyre, dhe shumë e kënaqur që ka njohur një njeri si ai. Pyetjes së gazetarit se, “Si mund ta përshkruani marrëdhënien tuaj me Kivanc” ajo iu përgjigj: “Unë mund të them dy fjalë: Jam e lumtur, kjo është e gjitha!”. Ba?ak Dizer është stiliste e njohur në Turqi, dhe është me Kivon që nga dhjetori i vitit 2013. Ata jetuan një distancë, në kohën kur ai xhironte në Rusi për serialin “Kurti dhe Sura”. Për sa i përket pamjes, Bazak është brune, 35 vjeçe, 1.70 cm e gjatë dhe peshon 54 kg. Nga ana tjetër aktori i njohur sapo ka dhënë një intervistë për revistën GQ të Turqisë, ku flet për privilegjet e mashkullit që po çmend femrat.

Pse janë femrat kaq të varura nga ty? A ke ti një shpjegim për këtë fiksim të tyre?
Çfarë mund të them për këtë? Më parë mendoja se media e tepronte duke shkruar të tilla gjëra për mua, por në fakt e vërtetova kur shkova për herë të parë në vendet arabe. I pashë me sytë e mi femrat që më pushtuan, aq sa nuk mund të lëvizja mes tyre. Ndihem krenar që goditjen e parë që bëra me rolin e Mehmetit te Gymysh.
Çfarë mendoni kur shihni kaq shumë gra që çmenden pas teje, që duan të të takojnë, të puthen apo pse jo të martohen me Kivon?
Jo vetëm gratë janë ato që më duan, pasi unë kam edhe tifozë meshkuj gjithashtu! Por mendoj se ata dashurohen më shumë me karakteret e mia në filma, më shumë se sa me mua.
Je shumë i pashëm, ndihesh i lumtur për këtë?
Gjithkush pëlqen veten e tij. Por unë kurrë ndonjëherë nuk kam thënë “uaauu si jam!”. Unë nuk jam aq sa për uaauuu. Zoti më ka dhënë një trup të mirë, pra paketimi im është i mirë. Kjo është dhuratë nga Zoti. Por unë personalisht nuk i var shpresat tek pamja ime, por te talenti. Unë punoj për karrierën.
Është e thjeshë të jesh Brad Pitt-i i Lindjes së Mesme, dimë që deri në Dubai çmenden për ty?
A duhet të jem arrogant e keni fjalën? Do e konsideroja një sprovë të madhe për figurën time si aktor, të krahasohem me Brad Pitt, më shumë se sa mendjemadhësi.
Flasim pak për ndjenjat. Dashuria e parë kur ndodhi?
Kur isha 13-14 vjeç. Ndodhesha në Mersin, në shtëpinë tonë të pushimit. Shkova të luaja basketboll, që është dhe pasioni im i jetës, edhe pse përfundova një aktor. Kur shoh një vajzë që po luante e vetme mes djemsh. Këmbë të gjata, pantallona të shkurtra fare, fare… Vajzë e qetë në tip. Kaq u desh, rashë në dashuri.
Ishte shumë e bukur?
Jooo! Kam parë vajza më të bukura se ajo, por s’e di ç’më tërhoqi menjëherë. Më pas u ulëm bashkë në një stol dhe numëronim yjet.
Çfarë ju vjen në mendje kur përmendet fjala “grua”?
Nëna ime. Ajo është grua e vërtetë. Eshtë shumë e rëndësishme për mua dhe unë për të.
Po nëse themi “grua sexy”?
Ah, për mua “grua sexy” është një femër e bukur, por që nuk do t’ia tregojë medoemos botës duke thënë: “Unë jam e bukur”. Për mua “sexy” është ajo femër që nuk thotë gjithçka di.
Në pamje të parë dukeni si playboy, por keni vërtetuar se mund të qëndroni gjatë me një partnere të vetme. A nuk është paksa e çuditshme?
Jo, aspak. Unë jam djalë i drejtë në marrëdhënie. Unë preferoj që të kem një grua, nuk më pëlqen të hidhem nga një degë në tjetrën.
Je xheloz apo fanatik për të dashurën? E ke problem nëse ajo vesh minifund?
Jo, unë nuk jam xheloz. Është mirë që të jesh xheloz, por pa ekzagjerime, përndryshe është diçka e dëmshme për lidhjen.
Flisni gjithë kohën si një djalë që është me këmbë në tokë. Kështu jeni?
Po. Unë jam me këmbë në tokë dhe shumë i thjeshtë.
Po nëse shkoni me disa shokë në një club nate, e sigurt që mund të joshni 55 femra të vijnë me ty. Çfarë lloj pushteti është ky?
Ky që thoni është pushtet sipërfaqësor, pasi unë në marrëdhënie me njerëzit kërkoj diçka më thelbësore. Vërtet jam i famshëm, por vazhdoj të shoqërohem me miqtë e vjetër. E them këtë për të dëshmuar se bota e showbizzi-t nuk më ka përshirë dot në vorbullën e saj të suksesit sipërfaqësor.
Çfarë urren në botën e njerëzve të famshëm?
Nuk më pëlqen që edhe mes tyre përflitesh më shumë për jetën private se sa për suksesin. Kjo është arsyeja e vetme pse mua nuk më pëlqen të të frekuenoj jetën e natës si shumë kolegë.
Nuk jeni tip funny? S’ju pëlqen të konsumoni alkool dhe të kërceni?
Më pëlqen, natyrisht. Por për t’i shijuar këto preferoj vende modeste dhe të fshehta.
E shfrytëzoni verën për të marrë rreze në plazh?
Jo shumë, pasi unë preferoj malet.
Shumë sukses e shumë para të fituara. Çfarë do bëni me paratë që fitoni si aktor i roleve kryesore?
Kam investuar në biznese, të cilat menaxhohen nga im atë.
Të ka ndodhur të biesh në depresion? Ke përdorur ilaçe?
Jo. Unë luaj playstation ose basketboll kur jam i zemëruar. Ilaçet e mia kundër depresionit janë sportet.

 

 



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Hakerat “martojnë” Kivanc Tatlitug (Behluli) me stilisten, që e njohu tek “Dashuri e ndaluar”

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×