Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Afrim Alia: Ju tregoj sekretet për të pasur trup perfekt në plazh

Prej 20 vitesh ndien kënaqësinë e stabilitetit në peshën fizike. Asnjë luhatje në kilogramë, gjithmonë me muskuj të dukshëm barku dhe trup të tonifikuar, ndaj për dy dekada Afrim Alia (Alessio) ka qenë i preferuari i kompanive të njohura të modës në botë, për ta pasur imazhin e tyre. Është zgjedhur trupi ideal për kopertinën e revistës australiane “Man’s health”, duke tërhequr vëmendjen e lexuesit botëror se si ia arrin ai të ketë trup kopertinash. Kështu na jep një guidë me këshilla për të pasur linja të tonifikuara në kohë të shkurtër, për zhveshjen në plazh.

Si mund të kemi një trup fitnesi në verë? Nga duhet t’ia nisim?
Të fillojmë nga kujdesi për veten. Që do të thotë të kujdesemi me ushqimet dhe të mos abuzojmë me alkool, të mos e teprojmë. Nëse keni kohë duhet të merremi dy herë në javë me sport në natyrë, ose ushtrime të ndryshme në palestër. Do të ishte shumë mirë.
Mund të na sugjerosh regjimin ditor që duhet të ndjekim, që nga zgjimi e deri tek orari i fjetjes?
Për ta ilustruar më mirë, po ju tregoj regjimin tim personal. Nisur nga puna në lëvizje tashmë, si organizator eventesh koncertore me artistë me famë botërore, regjimi im është pak më i thjeshtë se i disa personave që punojnë gjithë ditën, me orar strikt. Unë zgjohem në orën 09:00 ose 10:00, ha mëngjes, më pas palestër. Nëse do bëj pak vrap, e bëj me stomak bosh, ose vetëm me një kafe. Pas vrapit ushqehem. Zakonisht orarin e pushimit në verë e kam midis orareve 14:00-18:00, Pastaj ha diçka të vogël nga ora 18:00, deri sa pres darken, që zakonisht e konsumoj nga ora 21:00. Për të fjetur bie shumë vonë, pasi në darkë punoj, shkëmbej email-e pune.
Për ata që merren me sport, sa herë stërvitje në javë është e këshillueshme?
Tani për sezonin veror tre herë në javë stërvitje ju mjafton, nëse mundeni! Se shumë prej jush ikin me pushime dhe nuk mund të merreni me palestër apo sport. Kështu që më mirë bëni kujdes me ushqimet, dhe përdorni forcën mendore, jo fizike. Disa më pyesin se cilat ushtrime në palestër mund të na e ndryshojnë trupin si me magji? Përgjigjja ime është: “Nuk ekziston një ushtrim fizik që praktikohet në palestër, dhe që të jep rezultat në kohë të shkurtër, se po të ishte kështu të gjithë do e bënin këtë pa sforco. Por mund të arrini rezultat në formën tuaj edhe duke u përqendruar vetëm te ushqimi.”
Si mund të motivohet një çift që të shkojnë të dy në palestër?
Duhet të motivojnë njëri-tjetrin në qoftë se duan të kenë një jetë seksuale të shëndetshme dhe më cilësore.
Është e vërtetë që seksi zëvendëson deri diku stërvistjen? Shumë persona besojnë në këtë teori?
(Qesh) Stërvitjen nuk e zëvendëson asgjë tjetër, ashtu sikurse seksi nuk zëvendësohet me asgjë tjetër. Shumë sportistë nuk mund të bëjnë seks para garave të rëndësishme që kanë. Për mendimin tim duhen praktikuar njësoj, si seksi dhe stërvitja, që të jemi all top. (qesh)
Cili është trupi ideal i femrës dhe cili është trupi ideal i një mashkulli?
Është çështje preferencash, por e rëndësishme është që femra të ketë trupin që e bën të ndihet e lumtur. Mua më pëlqen një trup fitness, jo shumë i ekzagjeruar. Pra trupi sportiv është më i bukur, po ashtu dhe për meshkujt.
Në modë sot janë trupat atletë apo me shumë muskuj?
Një trup atlet nuk ikën nga moda asnjëherë, ndërsa trupi me shumë muskuj është për bodybuilding. Dua të theksoj që trupi atlet është më seksi, si për femra ashtu për meshkuj.
Meqë është verë dhe alkooli është i pranishëm, si duhet ta kontrollojmë? Cili është limiti që s’duhet të kalojmë?
Tani, siç e thashë me sipër, duhet të përdorim forcën mendore, dhe jo fizike. Pak vodka, apo ndonjë gotë verë duhet shijuar patjetër.

Menyja e ushqimeve të verës:
Ushqimet kryesore
Nëse keni mundësi të ushqeheni pastër, do i bëni mirë vetes suaj! Omletë vetëm me të bardhë vezësh, me perime dhe pak light rikota, perime, spinaq, brokoli, fileto pule (200 gramë për femra) dhe 250 gramë për meshkuj, dy ose tre herë në javë 200 gramë mish të kuq, siç është fileto e viçit. Fileto peshku 250g ose 300g.
Kujdes nga ushqimet me kolesterol!
Kujdes nga ushqimet me kolesterol. Karkalecat, kallamari, etj., mbajnë sasi kolesteroli, dhe nuk ua këshilloj për stinën e verës. Kujdes se kolesteroli nuk është i mirë aspak!
Kafja ju bën mirë!
Kafja ju bën mirë, kështu që konsumojeni në varësi të preferencës që keni.
Ujë, pini vetëm kur keni etje!
Ujë pini vetëm në rastet kur keni etje. Mos kini mendimin se të konsumoni shumë ujë, do t’ju bëjë shumë mirë! Ju këshilloj 1 litër deri 2 në ditë, nëse mundeni.

 

 



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Afrim Alia: Ju tregoj sekretet për të pasur trup perfekt në plazh

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×