Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

INTERVISTA/ Ja si i zbuloi dikur Sofia të vërtetat për ngacmimet e Çanit

Romina Alku, e cila u punësua gati 9 vite më parë në emisionin “Zonë e Lirë” kur ai transmetohej në Vizion Plus, është pyetur në të shkuarën në lidhje me marrëdhënien e saj me gazetarin Arian Çani.

Në një intervistë të vitit 2012, bjondja e qeshur tregonte se kishte konfidencë me eprorin e tij “Konfidencën do e klasifikoja si një ekuacion, por ndryshe nga ekuacionet kur emëruesit janë të panjohur, ekuacioni im i ka emëruesit të njohur: Korrektësi + Miqësi + Komunikim = Konfidencë…”, shprehej dikur Romina në lidhje me punën krah Çanit.

A është Arian Çani një shef i rreptë në punë?

Ariani nuk është thjesht një prezantues i paparë, por para së gjithash është një gazetar i mirëfilltë që di të pyesë. Ne jemi një staf i vogël në numër dhe gjithçka funksionon më së miri. Ariani nuk është aspak i rreptë. Do thoja që është njerëzor dhe korrekt me të gjithë ne.

Çani ka bërë disa herë batuta mbi fejesën tënde. Ti në të vërtetë je e fejuar?

Ariani llokumi me arra, llokumi pa arra. Batuta tipike alla Çani, e di pse? Për të mos na zënë syri keq… Do thoja e dashuroj të fejuarin tim. Përgjigja ime është Po!

Është kjo një pjesë e intervistës së Rominës 4 vite më parë, kur ajo rrëfente raportet mes saj dhe gazetarit i cili javën e kaluar kur Bleona ishte në studion e “Zonë e Lirë”, duket se e teproi me batutat nëse kishte fjetur ose jo me Sophie-n.

“Sophie, kemi fjet bashkë ne? Ë, unë s’mbaj mend”, ishte batuta që duket se nervozoi të fejuarin e Rominës, i cili pati dhe debate me Çanin. Bukuroshja braktisi emisionin, duke mbyllur kështu 9 vite karrierë si asistente në “Zonë e Lirë”.

 

 



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

INTERVISTA/ Ja si i zbuloi dikur Sofia të vërtetat për ngacmimet e Çanit

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×