Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Kur nisi të përgjohej Emiljano Shullazi (DETAJET)

Arrestimi i Emiljano Shullazit është një nga çështjet më të bujshme të ditëve të fundit në Shqipëri. Dje Shullazi ka marrë masën ‘’arrest me burg’’, si dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi. Por kur ka nisur përgjimi i Shullazit dhe kur u kopsit dosja nga Prokuroria? Sipas të dhënave që ka publikuar ‘’Panorama’’, Shullazi nisi të përgjohej nga Shërbimi Informativ Shtetëror pas kallëzimit të biznesmenit Ajet Zakës, në shkurt të këtij viti.

“Dosja penale ndaj Emiljano Shullazit, Gilmando Danit dhe Blerim Shullazit ka një numër provash të marra me metoda speciale të hetimit”,  Kështu janë shprehur burimet e Prokurorisë, duke pohuar se pas kallëzimit të bërë në shkurt 2016 nga Ajet Zaka, Shullazi dhe personat e tjerë rreth tij janë mbajtur në vëzhgim.

Mbikëqyrja e aktivitetit të tyre është bërë nga Shërbimi Informativ me anë të procedurave që janë ligjëruar dhe kanë marrë efektin e proves nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme. “Pas nisjes së hetimeve në shkurt 2016, me kallëzim nga shtetasi Ajet Zaka për gjobëvënie në lidhje me parkingun 1200 m² te Policia Bashkiake, është regjistruar procedimi penal dhe kanë vazhduar veprimet hetimore”, thanë burimet e Prokurorisë.

Sipas tyre, pjesë e këtyre veprimeve hetimore kanë qenë edhe metodat speciale të marrjes së provave, si përgjimet telefonike dhe ambientale. Ndërkohë, pas datës 13 mars 2016, kur një sasi tritoli shpërtheu në parkingun e Ajet Zakës, veprimet e Prokurorisë kanë vazhduar të avancohen edhe më tej.

Mësohet se kanë qenë oficerë të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Krimeve të Rënda që kanë kryer veprimet dhe kanë hartuar dokumentacionin e dosjes. “OPGJ të Prokurorisë, në zbatim të detyrës ligjore, kanë firmosur dhe hartuar raportet e vëzhgimit dhe cprovat e tjera që janë marrë në terren edhe nga strukturat e Shërbimit Informativ”, kanë pohuar burimet nga organi i akuzës. Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi u arrestuan javën e kaluar pas mesnatës së shtunë, më 16 prill 2016.

Fillimisht, ndalimi i tyre u bë pas akuzave për kërcënimin ndaj Mynyr Konit dhe Dhori Kules, por më pas, kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata, firmosi urdhrin e ndalimit për 38­vjeçarin Shullazi. Urdhri i ndalimit për tre personat bazohej në disa procedime të regjistruara te Krimet e Rënda nga shkurti i këtij viti e në vazhdim. Prokuroria deklaroi pas arrestimit të Shullazit se ai ishte përgjuar e vëzhguar me metoda speciale për rreth tre muaj.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Kur nisi të përgjohej Emiljano Shullazi (DETAJET)

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×