Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Përse Basha nuk e pranoi ftesën e Ramës?

Nga Artan Fuga

Perse z. Lulzim Basha nuk e pranoi ftesen e Zotit Edi Rama per nje forum politik bisedash?

Sepse nuk ka pike interesi ne Kete Vit Elektoral.

Po ta pranonte do te ishte nje anashkalim publik i partneritetit me kryetarin e PD, doktor Berishen.

Po ashtu do te perjashtonte nga nje treshe qe i ntereson atij, zotin Ilir Meta. E po ashtu do te ngjallte mosbesim te aleatet e tij.

E cfare e do dialogun e institucionalizuar kur ne kete Vit Elektoral interesi ja do te radikalizoje qendrimin si opozitar?

Atij strategjikisht i duhet te hape dialog me aleatet e tij politike dhe me shoqerine civile dhe jo me partine ne qeveri.

Zoti Basha deri tani bente kot se donte pushtet.

Digjte bunkere qe t’u digte afshin e revoltes pasuesve te paduruar ne PD.

Si ta merrte, me dhune? Me kryengritje? Kush ta pranon? Por Kete Vit sinqerisht ai kerkon pushtet. O pushtet, ose i duhet e iki.

Cfare i duhet konsultimi jashte parlamentit!

Deri tani e ka pasur shume veshtire t’i kontrollonte Deputetet e tij kur vete nuk ishte ne kuvend.

Fjalimet e gjata te dr. Berishes ne Kuvend kane nje funksion te fshehur.

Ai ze gjithe kohen e te folurit te PD dhe kshtu deputetet e PD kane pak kohe per te livadhisur neper shtigje aventureske kompromisesh me presidiumin.

Kishte nevoje t’i merrte me te mire deputetet. Po tani, ne kete vit elektoral? Jane deputetet e pd qe kane nevoje per zotin Lulzim Basha. Ne vit elektoral eshte partia qe kontrollon deputetet dhe jo deputetet partine.

Nuk ka nevoje pra te anashkaloje deputetet e PD qe duan te “dredhin bishtin”.

Sus tani! Ose ik nga lista!

Koha luan per te e jo per ca ish ministra qe ja kane sjelle elektoratit ne maje te hundes dhe si mekatare qe jane i lustrojne kepucet pushtetit te radhes.

Elektorati i kerkon fytyra te reja se me te vjetrit mo? Zoti Edi Rama e ka fitoren ne xhep.

Ja perse zoti Lulzim Basha besoj se e quan te tejkaluar ftesen ndoshta te sinqete dhe dashmirese te zotit Edi Rama.

Keshtu them une me tahmina o burre, se mos jam ne mendjen e tij.

Ja fus kot ketu te liqeni shtrire ne bar duke kqyrur zogjte qe cicerijne.

Se mos kam pune tjeter per te bere.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Përse Basha nuk e pranoi ftesën e Ramës?

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×