Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Samsung së shpejti me telefonin me ekranin që paloset?

Modeli i telefonit Samsung që paloset për të cilin është duke punuar prej kohësh, me sa duket do të bëhet realitet së shpejti.

Sipas faqes koreane ETNews, Samsung do të fillojë me prodhimin e modelit “smartlet”, të cilin do ta prezantojë zyrtarisht në 2017.

“Smartlet” do të jetë një kategori e re e telefonit që palohet dhe kthehet në tablet, kur i njëjti shpaloset. “Zhvillimi i OLED-it që palohet është duke ndodhur tani, dhe është pjesë e planeve tona. Prodhimi masiv i këtij lloji të ekranit është duke u diskutuar me partnerët tanë” tha një ekzekutiv i Samsung.

Ende nuk dihen detajet dhe specifikat e këtij modeli, por mediat koreane sugjerojnë se diagonalja e ekranit të këtij telefoni do të jetë me 5” kur pajisja është në formën e telefonit, dhe më pas kthehet në 7” kur pajisja bëhet tablet.

Megjithatë, ende mbetet të shihet se si do të jetë versioni final i kësaj pajisje hibrid.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Samsung së shpejti me telefonin me ekranin që paloset?

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×