Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

“Far West” në Shkodër, Konflikt mes dy grupeve të rinjsh, shkëmbim zjarri nga makinat

Shkëmbim zjarri mes dy automjeteve në Shkodër. Sipas të dhënave të para mësohet se automjetet kanë qenë në ecje e sipër, kur personat që kanë qenë në to kanë shkëmbyer të shtëna me armë zjarri.

Ngjarja u shënua në mesditë në rrugën afër teatrit “Migjeni” në Shkodër, një nga zonat më të populluara të qytetit, dhe për fat raportohet se nuk ka pasur të lënduar.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Ende nuk ka të dhëna rreth personave që u përfshinë në këtë konflikt me armë. Por, nga informacionet e para thuhet se kanë qenë dy grupe të rinjsh, të përfshirë në përplasjen me armë, raporton Panorama.

Policia ka nisur të pyesë persona, dëshmitarë në vendin e ngjarjes. Në vend janë gjetur dy gëzhoja, të marra në cilësinë e provës.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

“Far West” në Shkodër, Konflikt mes dy grupeve të rinjsh, shkëmbim zjarri nga makinat

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×