Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Cruyff, ky anti-madrilen i përbetuar – ja deklarata e tij më e fuqishme anti-Real

Në kuadër të specialeve dedikuar Johan Cruyff, njeriut që ndryshoi futbollin modern me Ajaxin dhe Barcelonën, sjellim edhe një prej anëve të tij kontraverse në raportin me rivalin e përbetuar, Real Madridin.

Johan Cruyff është njeriu që ka nxitur një dominim të Barcelonës në fundvitet e 90-ta, atëherë kur Reali kishte okupuar futbollin evropian.

Me të dyja këmbët, ai e uli përtoke dominancën e Realit, duke sjellë një frymë të re të futbollit në Spanjë me Barcelonën, atë të futbollit të thjesht modern.

Ndër vite, ai kultivoi dhe la këtë frymë, edhe atëherë kur u pensionua. Frymën e tij e ndjeku edhe Guardiola, i cili krijoi ekipin më të mirë në histori të Barcelonës, i cili shkatërronte gjithçka përpara.

Sërish dominimi i Realit ishte i cënuar. Me shpenzime miliardëshe, mbretërit nuk po arrinin që të rrëzonin nga froni Barcelonën, pavarësisht një përpjekje të madhe nga Jose Mourinho për ta bërë këtë.

Cruyff gjithmonë do të mbahet mend për një deklaratë të tij të dhënë në maj të vitit 2015, kur ai godet fuqishëm Real Madridin për mungesën e trofeve, shkruan Telegrafi.

“Eshtë qesharake që ata kanë fituar vetëm një titull në shtatë vitet e fundit”.

“Të humbasësh luftën për titull një herë nuk është problem, por ta bësh këtë për aq shumë sezone radhazi, është e papranueshme”.

“Unë kam pasur dyshime nëse lojtarët e Real Madridit kanë pasur dëshirë që të shënojnë gola të gjithë lojtarët. Ky është dallimi i tyre me Barcelonn, aty ku të gjithë bashkohen për të shënuar gola”, u shpreh Cruyff më 21 maj të vitit 2015.

Cruyff ndërroi jetë sot duke lënë pas një karrierë të bujshme në futboll.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Cruyff, ky anti-madrilen i përbetuar – ja deklarata e tij më e fuqishme anti-Real

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×