Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Kriza e naftës prek dashnoret “soderzhanki” në Rusi, bosët janë kthyer te gratë

RUSI – Gratë e njohura si “soderzhanki” në Rusi po i thonë lamtumirë luksit. Kriza e naftës, ka bërë që qejflinjtë rusë, tashmë të falimentuar, të heqin dorë nga dashnoret e tyre dhe të rikthehen tek bashkëshortet.

Rënia e çmimit të naftës ka detyruar bosët t’i braktisin të dashurat joshëse, pasi nuk mund t’i përballojnë me kërkesat e tyre për jetë luksi.

Në një rrëfim për “Daily Mail”, “Soderzhanki” Marina tha se i ofronte të dashurit të saj marrëdhënie të cilësisë së lartë, përfshirë seksin dhe kurrë nuk i shkaktonte telashe.
Si këmbim ai i siguronte paratë, 2000 euro në muaj, që i duheshin për të rritur dy fëmijët që 35-vjeçarja kishte nga martesa e saj e dështuar.

“Jam e bukur dhe ai është krenar të mburret me mua te shokët e tij gjatë pushimeve. Flas anglisht dhe italisht dhe në fjalorin tim nuk ka fjalë si “humor i keq” apo “martohemi bashkë”. Tani sponsori im nuk mund të më përballojë më dhe mua më duhen para”, – rrëfen Marina.

Për shkak të krizës së naftës, Marina jeton tani në një apartament të vogël dhe përpjekja për një sponsor të ri nuk po i shkon mirë.

Kjo është hera e dytë që “soderzhanki-t” braktisen në masë në Rusi. Ky fenomen është vënë re edhe gjatë krizës ekonomike në vitin 2009. Sipas psikologëve, rënia e çmimeve të naftës do t’i kthejë gjithnjë e më shumë burrat te familjet.

 

 

 



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Kriza e naftës prek dashnoret “soderzhanki” në Rusi, bosët janë kthyer te gratë

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×