Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Interit nuk i dalin llogaritë, 417 milionë euro borxhe

Edhe pse 11 mijë kilometra larg njëri-tjetrit, Erick Thohir dhe Massimo Moratti kanë folur pothuajse në të njëjtën kohë për të ardhmen e Interit.

Asnjë nga dy aksionarët zikaltër nuk ka ndërmend të heqë dorë nga aksionet që zotërojnë. Nëse është thjesht taktikë apo e vërtetë, kjo do të zbulohet në muajt në vazhdim. Sigurisht, tani nuk është momenti më i mirë për të shitur klubin.

Thohir është një biznesmen. Ventola dhe Ronaldo e kanë bërë të dashurohet me ngjyrat zikaltër, por ai vetë nuk e ka mohuar faktin se është një biznesmen që e shikonte klubin milanez si një markë shumë të njohur në botë, e cila nuk ishte shfrytëzuar në mënyrën e duhur në aspektin komercial dhe atë të marketingut.

Kështu, ai ka vendosur të blejë një ndërmarrje në vështirësi për ta rimëkëmbur dhe më pas për ta rishitur, transmeton telesporta.al. Po me çfarë shume do të ishte i kënaqur Thohir, i cili ka blerë 70% të klubit dy vite e gjysmë më parë, pa harruar investimet ekstra të bëra kohët e fundit?

Aktualisht anija zikaltër e ka të vështirë të qëndrojë mbi ujë. Bilanci i fundit (2014-15) është mbyllur me një deficit prej 140 milionë eurosh: është e vërtetë se në këtë bilanc janë përllogaritur shpenzime që do të bëhen në të ardhmen, si rroga që vazhdon t’i paguhet Mazzarri-t, por situata nuk është aspak pozitive. Ndër të tjera, Inter nuk është kursyer në merkato dhe nëse nuk vjen kualifikimi në Champions operacioni për rimëkëmbjen rrezikon të dështojë.

Nuk duhet harruar se dy vite më parë Thohir ka marrë një tjetër kredi duke i lënë bankave si garanci të mirat materiale të klubit zikaltër. Dhe në fakt më 30 qershor 2015 borxhet me bankën janë guri më i rëndë, 298 milionë euro. Duke i shtuar 108 milionë eurot të dhëna borxh nga Thohir dhe 11 milionë ndaj klubeve të ndryshme të futbollit kjo shumë arrin 417 milionë në total. Që nuk janë pak, veçanërisht për një skuadër që arkëton rreth 200 milionë euro në vit.

Me pak fjalë situata ekonomike e klubit zikaltër është shumë serioze. Për këtë arsye Thohir i ka kërkuar bankës Goldam Sachs që t’i gjejë një ortak të gatshëm për të investuar në klub.

“Duhet të shfrytëzojmë mundësitë që ofron tregu kinez”, ka thënë presidenti i Interi-t ditën e djeshme.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Interit nuk i dalin llogaritë, 417 milionë euro borxhe

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×