Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Seks, ushqim dhe fuboll, formula perfekte e Cassanos

Ish- sulmuesi i Real Madrid ka shijuar reputacionin e ‘djalit të keq’ gjatë karrierës së tij, dhe 33 vjeçari rrëfen së ende është i prirur të abuzojë me ‘gjërat e mira të jetës’.

Në autobiografinë e tij, ai e përshkruan natën e tij ideale si ‘seks e më pas ushqim’, duke shtuar edhe futbollin në trekëndëshin e lumturisë së tij.

“Këto janë gjërat më të mira. Deri në 02.02.2008 ama, kur takova bashkëshorten time.”

Cassano ka patur një stil jete famëkeqe-ekstravagante dhe ka folur per rutinën e tij gjatë mbrëmjeve.

I pyetur nëse ishte i varur nga seksi, ai tha:

“Po. Kur je 20 vjeç, është një forcë që të lejon ta bësh përditë.

Dhe unë e kisha mundësinë! Nuk jam keq, por nuk jam i pashëm.”

Italiani beson se kjo gjë nuk ndikonte në performancën e tij, përkundrazi disa herë edhe ndihmonte.

“Kur fituam 4-0 ndaj Juventus, vodha çelsat dhe u ktheva në 6 të mëngjesit. Ishte mbrëmja ime më e suskesshme në fushë, fitova penallti dhe shënova 2 gola.”

Ai ka hasur problem edhe me peshën e tij gjatë karrierës, por edhe pse ka bërë zgjedhje kundër çdo teorie dietike, ai është mjaft i lumtur për këtë fakt.

“Jam i varur nga ushqimi, edhe tani. Siç më tha një miku im, kur ushqehesh mirë, ti shëndoshesh.

Nëse ha shumë përditë, je budalla, dhe unë u tregova i tillë për 20 vite. Tani nuk e bëj dot më.”

Cassano, i cili ka kaluar një fëmijëri të trazuar, nuk ka pendesa për të kaluarën:

“Isha një katastrofë totale 16 vitet e para të jetës. Më quani rebel apo të çmendur, por nuk mund të ndryshoj mënyrën si nisa. Jam i lumtur kështu.”



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Seks, ushqim dhe fuboll, formula perfekte e Cassanos

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×