Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Mourinjo dhe Guardiola, si u kthyen dy miqtë në armiq të betuar

Në Barcelonë, Pep Guardiola dhe Jose Mourinho ishin miq. Që atëherë është zhvilluar një rivalitet mes tyre, të cilët mund të gjejnë në Mançester një vazhdim shpërthyes. Nëse besohen raportet e mediave britanike, thuhet se Jose Mourinho u ka treguar miqve të tij se ka vendosur të drejtojë Manchester United. Puna e tij e re do të jetë në atë qytet, ku edhe armiku i tij, Pep Guardiola, në Manchester City, do të lëkundë shpatën… Dy trajnerët-yje kanë një rivalitet të ashpër, që dikur filloi me miqësi.

Shokë të ngushtë në Barcelonë Në fund të viteve 90-të ishin “Pep” dhe “Mou”, ende një zemër dhe një shpirt, që fituan me Barcelonën titull pas titulli. Guardiola ishte atëherë motori në mesfushë, Mourinho ishte asistent, nën trajnerët Sir Bobby Robson dhe Louis van Gaal. “Ata kanë vlerësuaruar dhe pëlqyer njëri-tjetrin. Sa për futbollin, ata ishin të afërm shpirtëror: të obsesionuar dhe të dashuruar për detajet,” – shkruan Guillem Balague, autori i biografisë së Guardiolës.

15 vjet më vonë, bota duket ndryshe: Guardiola dhe Mourinho janë ndërkohë armiq të vjetër. Grindja ka nisur në pranverën e vitit 2010. Mourinho fiton me Interin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës së Guardiolës. Pas pjesës se dytë, portugezi sprinton në të gjithë fushën dhe provokon me gishtin lart stolin e Barçës. Guardiola shpërthen: “Mourinho është trajner i ndyrë!” Ballafaqimi i vërtetë vjen nga rivaliteti i një viti më vonë: Mourinho është tani trajner te Real Madridi. Pasi humbi finalen e “Copa del Rey”, Guardiola ankohet për një gol jo të dhënë në poziocion jashtë loje.

Mourinho blasfemon më pas: “Sipas dëshmisë së Pep, ka një lloj të ri trajnerësh, që kritikojnë këto zgjedhje të drejta. Aktualisht, grupi është vetëm prej tij”. Pep kundërsulmon katër ditë më vonë. Para një ndeshje të Ligës së Kampionëve në mes të dyve, ai thotë me një majë sarkazme: “Në këtë dhomë shtypi, Mourinho është trajneri i ndyrë, mjeshtri i ndyrë. Ai është njeriu që di më shumë rreth botës…” Tani, të dy trajnerët më të paguar në Europë duhet, pra, të takohen në qytetin e punës, përsëri. Shkrirje akulli mes Mourinhos dhe Guardiolës nuk duket në horizont. E kundërta, po. Betejën e nxehtë do ta përcjellin tashmë në qytetin e Mançesterit, në Premier Ligë.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Mourinjo dhe Guardiola, si u kthyen dy miqtë në armiq të betuar

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×