Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Gardiania zvicerane që u arratis me sirianin, ishte e dashuruar në një shqiptar

Tags: njeuml kishte

Gardiania zvicerane që iku me të dashurin sirian nga burgu Kishte qenë në lidhje me një shqiptar, shkruan gazeta bulevardeske «Blick».

Angela Magdici, 32-vjeçare, dhe Hasan Kino, 27-vjeçar, ende janë në arrati. Përkundër përpjekjeve të policisë ende nuk është zbuluar ndonjë gjurmë e tyre. Në fillim të javës gardiania e burgut Magdici ia hapi qelinë sirianit Hasan Kiko – dhe që të dy ikën në drejtim të panjohur. Mediumet supozojnë se ata janë një çift i dashuruar. Duket se ata do ta presin ditën e Shën Valentinit në liri.

Kiko ishte i dënuar për dhunim dhe delikte të tjera. Ndërkohë gazeta bulevardeske «Blick» pretendon se ka zbuluar se rojtarja e qelive Angela Magdici para disa vitesh ka qenë e dashuruar në një shqiptar nga Kosova. «Për shkak të delikteve me drogë ai (kosovari) kishte rënë përherë në konflikt me ligjin. Ajo u njoh me të kur punonte në një firmë për transportin e pakove dhe kur ia kishte sjell një pako. Vëllai i tij ndodhej në burgun Pöschwies në Regensdorf të kantonit të Zürichut. Ai e kishte vrarë gruan e tij me një plumb në kokë. Magdici dëshironte të kyçej bashkë me vrasësin në biznesin e patundshmërive. Ajo do ta përfaqësonte firmën, ai do t’i financonte pazaret me para të pista. Në vitin 2013 Magdici u njoftua me burrin e saj V. Ai i kishte thënë asaj të mos bëjë biznese me këtë tip të dyshimtë», shkruan «Blick». Kjo gazetë njofton se me gjasë Angela Bagdici nuk kishte vazhduar biznesin me kosovarin e burgosur.

Për gaztën «Blick» ka folur edhe burri i Angelas. Ai ka thënë se gruaja e tij e kishte kërcënuar se nëse nuk pranon divorcin, atëherë do të angazhonte një vrasës me pagesë. Megjithatë, burri i saj thotë se nuk beson që Angela do ta realizonte këtë plan. «Ajo është grua shumë e dashur».

Me sa duket Angela e kishte paralajmëruar në Facebook ikjen e saj nga burgu bashkë me të dashurin. Dy javë para se të ikte nga burgu kjo gardiane kishte postuar këtë citat: «Real flowers bloom in the wilderness» («Lulet e vërteta rriten në xhungël»). Citati është marrë nga filmi kinez «House of Flying Daggers», i cili bën fjalë për një oficer policie që e nxjerr nga burgu një rebele të bukur.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Gardiania zvicerane që u arratis me sirianin, ishte e dashuruar në një shqiptar

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×