Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

“Roben? Më vjen turp që jam holandez”

Trajneri i Bochumit, Gertjan Verbeek ka akuzuar bashkëkombasin e tij Arjen Roben, për simulimin në takim mes Bochum dhe Bayern Munchen, e vlefshme për cerekfinalet e Kupës së Gjermanisë.

Roben në fundin e pjesës së parë fitoi një 11 metërsh dhe futbollisti vendas Jan Simunek u ndëshkua me të kuq.

Pavarësisht se Thomas Muller nuk realizoi nga pika e bardhë, trajneri Verbeek deklaroi se ndjehet i turpëruar Nga Veprimi i bashkombasit të tij:

“Për mua ishtë një stimulim i pastër dhe të gjithë jemi dëshmitar. Unë vetë Jam Holandez dhe ndihem i turpëruar nga veprimi i tij.

Sigurisht që pati kontakt, por nuk e besoj se mund të akordohej faull dhe aq më tepër kartoni i kuq.

Me 10 lojtarë është e pamundur të fitosh përballë një skuadre si Bayerni.”

Ndërkohë që nga ana tjetër Arjen Roben, nuk ka kërkuar të krijojë polemika në lidhje më penalltinë, por ka folur shkurtimisht duke thënë se ishte lojtari i fundit dhe faulli ekzistonte.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

“Roben? Më vjen turp që jam holandez”

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×