Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Mourinho bie dakord për kontartën me Manchester United, do të përfitojë 15 milionë euro

Ish-trajneri i Chelseat, ka siguruar një kontratë në “Old Trafford”, që do të vërë atë sërish përballë rivalit të tij, Pep Guardiola, i cili do të bashkohet me Manchester City këtë verë.

E përditshmja britanike “The Mirror” shkruan se tekniku portugez ka rënë dakord edhe me termat financiar. Kontrata që Mourinho pritet të firmosë është  tre-vjeçare ku do të përfitojë 15 milion euro në vit.

Gjithashtu 53-vjecari është i prirur për të marrë në stafin e tij dhe  drejtorin sportiv të Atletico Madrid, Andrea Berta, i cili është miku i ngushtë i agjentit të Mourinhos, Jorge Mendes.

“Djajtë e Kuq” deri më tani kanë pohuar se nuk janë në kërkim për të caktuar një drejtor të ri, por Mourinho është i prirur që të ketë lirinë e tij për të rindërtuar skuadrën dhe të vendosë objektivat kur të marrë drejtimin e ekipit.

Momentalisht Mancheter United renditet në vëndin e pestë me 41 pikë të grumbulluara, ku rrezikon që të marrë pjesë në komepticionin e “Uefa Champions League”.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Mourinho bie dakord për kontartën me Manchester United, do të përfitojë 15 milionë euro

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×