Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Ajsi Xhaxhaj: Jam 20 vjeçe dhe kam në duar rolin që do ta dëshironin shumë vajza

Tags: qeuml

Ajsi Xhaxhaj, e njohur si protagonistja kryesore e “Kripmjaltëzave”,po punon për xhirimet e një filmi të ri aksion, ku është protagonistja kryesore brenda një historie rrëqethëse. Ish-prezantuesja e “Agon Channel” rrëfen për rolin që do ta dëshironin shumë vajza, dhe si po e përjeton transformimin për të arritur personazhin:

Ajsi, je protagonistja kryesore në një film të ri, ku pjesa kryesore e skenave po xhirohen në Stamboll. Si ndihesh në këtë rol kryesor?

 

Po, filmi i ka nisur xhirimet në Stamboll dhe do të vazhdojmë në Shqipëri, Kosovë dhe nëpër Europë. Di të them vetëm që jam protagoniste nga femrat. Karakteri im është ndryshe në fillim, por gjatë filmit transformohem nga faktorë dhe situata të jashtme. Ndihem perfekt brenda personazhit dhe po punojmë shumë që të jetë më se i arrirë si prodhim kinematografik.

Interpreton vajzën shqiptare pozitive apo plëngprishëse?

Luaj vajzën shqiptare dhe jam pozitive në rol. Mund të them që në duar kam një rol, që do të dëshironin ta luanin shumë vajza. Kjo është arsyeja pse unë po punoj shumë që ta arrij në përsosmëri.

Po ushtrohesh fizikisht për të realizuar skenat e vështira, pasi dimë që do të jetë film aksion?

Prova bëj përditë, ndërsa sa i takon filmit ka mjaft shpenzime vetëm nga skenat e mëdha aksion që do të realizohen.

Dashurohesh në rol? Që në fillim të filmit do të jem e përfshirë në një histori dashurie të pastër. Por gjatë zhvillimit të ngjarjeve, nuk ka shumë hapësira për të qenë e dukshme kjo gjë.

 

Me cilin nga aktorët përfshihesh në këtë romancë kinematografike?

Sigurisht që me aktorin protagonist nga meshkujt, që ështe Drilon Hoxha njëkohësiosht dhe regjisori i filmit.

Ka skena erotike?

Jo, nuk do të ketë puthje. Do të ketë fjalë ku shprehet dashuria, asgjë më tepër. Kjo pasi ne jemi kujdesur që filmi të jetë i shikueshëm nga çdo grupmoshë, dhe me kryesorja është se zhanri i filmit është aksion dhe dramë.

Ke një fund të hidhur si personazh?

Di të them vetëm që do të jetë një superfilm me superskena dhe me një superhistori, në kuptimin që çfarë ndodh tani, nuk ndodh më vonë.

Sa ndryshon ti me rolin, apo luan vetveten?

Jo, nuk do të jem vetvetja dhe kjo është arsyeja pse po punoj për ta arritur. Ju thashë që personazhin do të dëshironin ta luanin shumë vajza. Edhe pse nuk do të dëshironin ta luanin nga pjesa e gjërave që personazhi posedon, por nga fakti që historia e filmit nis pikërisht nga unë. Dhe sigurisht do të jetë një nga karakteret femërore, që do të tërheqë më shumë vëmendjen e shikuesit.

Cila është pika më e fortë e femrës që sjell si model?

Pika e fortë e saj është që është e fortë.

Dimë që pjesë e kastit është edhe këngëtari Shpat Kasapi. Ke skena me të dhe si të duket si aktor?

Jo, nuk kam skena me Shpatin. Për sa i përket lojës së tij aktoriale, kjo është kompetencë e regjisorit. Përderisa ai zotëron një rol, vetëkuptohet që është edhe aktor i mirë, përveçse këngëtar.

 

 

 

 

 

 



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Ajsi Xhaxhaj: Jam 20 vjeçe dhe kam në duar rolin që do ta dëshironin shumë vajza

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×