Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Oferta nga kryeministria, ja biseda e dytë e Xhesika Ndojit me deputetin

Tags: qeuml

Xhesika Ndoj, një ndër këngëtaret më të përfolura ditëve të fundit pas publikimit të një propozimi nga një deputet i Shqipërisë ku ai i kishte kërkuar të flejë me të e më pastaj këngëtarja të bëjë jetë sheikësh, ka pranuar se ka marrë një letër nga po i njëjti deputet, i cili i kërkon që të mos japë emra për ata të kryeministrisë që i kanë ofruar edhe para për ta bërë publik emrin.

 

Xhesika, mediat po vijojnë të flasin për ju, dhe tani thuhet se deputeti i PS ju ka dërguar një sms ku thotë të mos e nxirrni emrin e tij?

Po është e vërtetë, portalet i referohen një interviste që unë kam dhënë tek “Procesi Sportiv”, ku kam deklaruar se deputeti më ka dërguar një letër me 3 rreshta ku shkruante se kam lexuar të flitet në media për kërkesën që të kanë bërë nga kryeministria për të treguar emrin tim, në këmbim të një shume, nëse të kanë bërë këtë ofertë, ta jap unë shumën që të kanë ofruar, mos bëj asnjë lëvizje, asgjë.

Letrën ua ka dhënë nëpërmjet shoqes suaj apo personalisht?

Nëpërmjet shoqes time.

Po ju çfarë përgjigje i keni kthyer?

I kam thënë se asgjë s’do ndodhë, s’jam fëmijë të tregoj emrin, pasi kam qejf të mbyllet si muhabet, sepse po më mërzit shumë. Jam duke e menduar edhe këtë pjesë nëse do t’i jap një përgjigje pozitive deputetit, por që do mbetet anonim, nuk do e tregoj për mediat. Vetëm po na kapën paparacët (qesh).

Me deklaratat që ju thoni bëni që paparacët dhe gazetarët të mbeten pas jush duke u ndjekur.

Po, e kam kuptuar që ka njerëz që më ndjekin dhe po më bezdis kjo gjë.



This post first appeared on Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova, please read the originial post: here

Share the post

Oferta nga kryeministria, ja biseda e dytë e Xhesika Ndojit me deputetin

×

Subscribe to Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Lajme Nga Futbolli| Lajmet Shqip Nga Kosova

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×