Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

13 Fakte Mbi Paralizën e Gjumit Që Do Ju Mbajnë Zgjuar


Paralajmërin: Kjo është vërtetë e frikshme. Përmes këtij postimi do ju tregojmë se c' ndodh VERTETE kur zgjoheni nga gjumi dhe nuk mund të lëvizni.

Sipas Wikipedia gjumi paralizë është një fenomen në të cilin një person, ose bie në gjumë ose zgjohet, dhe përkohësisht përjeton një paaftësi për të lëvizur, folur, ose të reagojë. Kjo është një gjendje kalimtare mes syçeltësise dhe gjumit, e karakterizuar nga atonia plotë muskulore (dobësi e muskujve). Ajo është e shoqëruar shpesh nga halucinacione te tmerrshme (të tilla si një njeri i tmerrshëm në dhomë) për të cilat njeriu nuk është në gjendje të reagojë për shkak të paralizë, dhe përvojave fizike (të tilla si korrente të fortë që kalojne nëpër trupin e sipërme). Një hipotezë është se kjo gjendje rezulton nga gjumi ndërprerë REM, i cili zakonisht shkakton atonia complete te muskujve për të parandaluar ata që flenë të rreagojnë ndaj ëndrrave të tyre. Gjumi paralizë ka qenë i lidhur me çrregullime të tilla si narkolepsisë, migrenat, çrregullime të ankthit, dhe apnea penguese e gjumit; megjithatë, ajo gjithashtu mund të ndodhë në izolim.

1. Duket sikur je zgjuar i vdekur



"Ti din se mendja është zgjuar por trupi fle ende" - thotë Michael Breus, Ph.D. anëtar i Akademisë Amerikane të Mjekësisë mbi Gjumin - "pra ju duket vetja si në kurth."

2. Shumë më e komplikuar se një ëndërr e keqe



"Eshtë shumë më keq!" - vazhdon doktori - "Në gjumin e thellë REM truri detyron muskujt të relaksohen. Kur ndodh që muskujt nuk i binden trurit atëherë kemi somnambulat që sorrollaten nëpër shtëpi ndonëse janë në gjumë të plotë.

E kundërta ndodh me Paralizën e Gjumit. Trupi i bindet trurit për tu qetësuar por është një pjesë e po vetë mendjes që nuk bindet dhe qëndron aktive. Gjendja mund të zgjasë nga disa sekonda në disa minuta."

3. Ndodh kur po bini ne gjume ose kur po zgjoheni



"Normalisht trupi duhet të futet në gjendjen REM dhe të dalë nga ajo. Kur trupi nuk arrin këto tranzicione normale ndodh paraliza. Kur ndodh gjatë dremitjes quhet Hipnagogik ndërsa kur ndodh gjatë zgjimit quhet Hipnopompik"

4. Paraliza gjumit përfshin halucinacione



"Ndryshe nga ëndërrat e këqia që ndodhin me sy mbyllur halucinacionet e paralizës ndodhin me sy hapur dhe pacientët raportojnë prezenca të frikshme në ambientin përreth tyre"

5. Thjesht nuk zgjohesh dot vetë



"Disa pacientë raportojnë se mund të lëvizin gishtat apo muskujt e fytyrës. Gjithkush përpiqet të dalë nga gjendja sipas mënyrës së vet por askush nuk i shpëton dot mëmës natyrë"

6. Paraliza e gjumit është një fenomen natyror dhe mund ti ndodhë kujtdo



"Cdo herë që shkoni të flini kjo mund t' ju ndodhë. Shumë persona kanë përjetuar të pakten një herë një ndjesi të tillë apo një fenomen të ngjashëm. Cdo person e përjeton ndryshe dhe eksperiencat nuk janë të ngjashme. "


LEXONI EDHE:
13 Thënie të Frikshme Nga Kriminelët më Famëkeq të Botës 
 

... Por ndodh me shpesh tek studentët dhe tek personat me histori semundjesh mendore.


Kjo sipas nje studimi te Universitetit Penn

7. Më shumë mundësi ka të ndodhë kur keni mungesë gjumi



"Sa më pak të flini, aq më i lodhur do të jeni dhe aq më shumë mundësi ka që Paraliza Gjumit t' ju ndodhë"

8. Pra evitoni Paralizën e Gjumit përmes fjetjes së rregullt e të plotë.



"Mungesa gjumit matet me cilësi dhe sasi" - thote doktori - "Psh kur ju zgjoheni në mes të natës sepse ju merret fryma këtu kemi mungesë sasie gjumi por nëse ju pini alkool dhe ai nuk ju lejon të shkoni në gjumë të thellë, sado që të flini, ai gjumë do të ketë mungesë cilësie"

9. Megjithatë mund të thuhet me bindje se arsyet e vërteta të paralizes nuk dihen



"Stresi, depresioni, disa mjekime dhe së fundmi edhe trashëgimia gjenetike mund të jenë disa nga arsyet. Por këto janë thjesht asocime dhe jo kauza të vërteta"

10. Njerëzit kanë shekuj që përpiqen të shpjegojnë  këtë  fenomen



 "Për paralizën e Gjumit flitet në Persi që në shekullin e 10-të por rasti i parë shkencor i studiuar është ai i një Hollandezi më 1664 që studio një grua rreth të 50-ve me demonë që e detyronin të bënte ëndërra të frikshme me sy hapur"

11. Dhe ndoshta shpjegon edhe këtë pikturë të Renaisancës



Pikturë e realizuar nga piktori zviceran Henry Fuseli që thotë se është inspiruar për pikturën nga "një ëndërr supernatyrale".

12. Njerëzit ja kanë vënë fajin e Paralizës së Gjumit ufove, shtrigave apo edhe ujqërve gjigandë fantazëm.



Gjithashtu ka edhe shumë legjenda pullore në vende të ndryshme të botës lidhur me këtë fenomen.

13. Sidoqoftë nuk ekziston asnjë evidencë se kjo gjendje mund të vrasë



"Studimet kanë treguar se Paraliza Gjumit nuk është e rrezikshme" - thotë doktor Breus -" Asnjë vdekje klinike nga kjo dhe asnjë dëmtim trupor. Duhen edukuar njerëzit të mos kenë frikë dhe të përpiqen të pushojnë më shumë."

POR HAJDE THUAJA KETE ATYRE QE PERJETOJNE PARALIZEN E GJUMIT!




This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

13 Fakte Mbi Paralizën e Gjumit Që Do Ju Mbajnë Zgjuar

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×