Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Horoskopi Ditor, e Shtunë 21 Maj 2016


Ky horoskop vjen tek ju nga Agjensia Martesore me e madhe ne Shqiperi MBLESERI.com 

POSTIMI ME I LEXUAR I DITES


Dashi

Kjo nuk do të jetë një ditë e lehtë për ju. Do të zgjidhni të gjitha problemet financiare e rrjedhimisht do jeni të ngarkuar me stres. Bëni kujdes nga mashtrimet, shikojini dy herë faturat. Edhe situata në lidhje, nëse jeni, nuk do të jetë e qetë.

Demi

Në mëngjes dhe pasdite planet tuaja do të jenë të paqarta dhe të pasigurta. Nga mbrëmje do të kaloni momente të qeta. Nëse keni menduar plane për të ardhmen mendojini dy herë. Qëndroni me këmbë në tokë.

Binjakët

Me talentin dhe virtytet që keni do kaloni pa asnjë vështirësi problemet që do t’ju dalin. Do të jetë një ditë e mbushur me aventurat dhe të papritura. Tregohuni më të matur me shpenzimet që të mos keni probleme në të ardhmen.

Gaforrja

Ju do të jetë subjekt i sulmeve gjatë gjithë ditës. Pavarësisht kësaj keni zgjuarsinë të përballoni sulmet që kanë si qëllim t’ju dëmtojnë. Disa ide unike do bëjnë që të merrni në dorë një projekt të ri, me shumë përfitime.

Luani

Mungesa e fokusit, vonesa dhe organizimi i dobët do të pengojnë progresin tuaj gjatë gjithë ditës. Shmanguni premtimeve të kota, se asnjë nuk do mbani. Në fund të ditës do bëni një bilanc dhe do e kuptoni që nuk keni bërë asgjë. Edhe në punë do të keni probleme.

Virgjëresha

Do të jetë një ditë që do pushoni. Do zgjidhni disa aktivitet që nuk do t’ju krijojnë lodhje fizike. Është mirë të mos merrni përsipër projekte. Shijojeni ditën me njerëzit tuaj të afërt. Kujdes bëni me ushqimet.

Peshorja

Dita është e përkryer por do të jeni dembelë dhe si të përgjumur. Merrni pak kohë për veten. Dilni me shoqërinë ose me partnerin/en, pasi kjo do të jetë e dobishme. Nëse keni lindur në shtator, në mbrëmje do të jeni me fat.

Akrepi

Ju jeni shpesh të zënë me punën dhe keni lënë partnerin pas dore. Lini mënjanë impenjimet dhe shijoni një drekë me njeriun e zemrës. Do iu duhet pak argëtim dhe bisedoni bashkë për të ardhmen.

Shigjetari

Mos planifikoni asgjë. E gjithë ditë do të jetë me të papritura. Njerëzit e familjes i keni lënë pas dore, tregojuni atyre se sa shumë i doni. Në fund të ditës do shijoni kënaqësi pa fund me shoqërinë.

Bricjapi

Deri në mbrëmje ata që i përkasin shenjës së Bricjapit do të ndihen të lirë për të bërë çfarëdo që duan. Gëzoni lirinë tuaj që do t’ju sjellë kënaqësi. Nëse jeni në kërkim të një lidhjeje bëni ftesa, e po ashtu as mos refuzoni. “Fikeni” mendjen për problemet dhe argëtohuni.

Ujori
Çdo detyrë do të jetë më e lehtë për tu përballuar në një atmosferë të qetë. Ju jeni të sigurt në hapat që po ndërmerrni. Nëse jeni të lindur në mes të shkurtit do kaloni një ditë më dyshime për njerëzit që iu rrethojnë.

Peshqit

21 maji për peshqit do të jetë vetëm çlodhje. Mos i vendosni vetes kufizime, por ndiqni zemrën dhe intuitën. Dilni me shoqërinë dhe argëtohuni. Boll menduat për punën, por shijoni dhe të mirat e argëtimit.


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Horoskopi Ditor, e Shtunë 21 Maj 2016

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×