Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Horoskopi Ditor, e Hënë 9 Maj 2016

1Fakt Horoskopi

Ky horoskop vjen tek ju nga Agjensia Martesore me e madhe ne Shqiperi MBLESERI.com

POSTIMI ME I KLIKUAR I DITES

Dashi

Mëngjesi do të nis i qetë. Komunikoni me ata që ju pëlqen dhe mos u përpiqni të merrni iniciativa të reja. Jeni në rrugën e suksesit. Të gjitha dëshirat dhe qëllimet që i keni lënë vetes gjatë kësaj dite do të plotësohen.

Demi

Në përgjithësi, dita është e favorshme për përfundimin e projekteve tuaja. Çfarë ju duhet të bëni është një kthesë në drejtim të ri, por kini kujdes se ju mungon informacioni. Edhe energjia juaj fizike është drejt shterimit. Detyrat që kërkojnë një zgjidhje paqësore dhe diplomatike duhet të planifikohen për në mëngjes.

Binjakët

E hëna nuk është për të nisur një etapë të re. Në vend të kësaj, përqendrohuni në ato që keni arritur dhe tregoni kujdes. Fillimi i ditës është shumë i favorshëm dhe do të takoni një njeri që e keni shumë përzemërt. Në mbrëmje do kaloni në vetmi.

Gaforrja

E hëna do të jenë një ditë që çdo problem do të zgjidhni. Me fjalë të tjera, djalli nuk do të jetë aq i frikshëm sa njerëzit përpiqen të portretizojnë atë. Në fillim të ditës, mendim i tillë do të jetë ai që do të mbizotërojë. Në fund të ditës ju duhet të ndryshoni disa sjellje, pasi jo të gjitha janë në favorin tuaj.

Luani

Gjysma e parë e ditës është më e favorshme. Ju nuk do të pendoheni nëse këtë kohë e kaloni duke u argëtuar me njeriun që doni apo me shoqërinë. Në mbrëmje ju duhet të mendoni për ndryshimet që po ndodhin në vendin e punës ose për shëndetin tuaj. Bëni lëvizje të zgjuara!

Virgjëresha

Është koha për ata të shenjës së Virgjëreshës të plotësojnë ëndrrat e veta. Por mos lini mënjanë edhe kryerjen e detyrave. Do të jeni të përgjegjshëm në çdo hap që do hidhni. Kujdes kushtojini shëndetit tuaj.

Peshorja

Do t’ju duket se keni fuqi të mjaftueshme për të bërë edhe gjërat e pamundura. I keni lënë pas gjërat e trishtuara dhe ato që ju lodhin. Është çasti i duhur për të vënë në punë të gjithë fuqinë mendore dhe fizike që ju karakterizon.

Akrepi

E keni të vështirë të gjeni një pikë të rehatshme. Mund të ndiheni se nuk jeni lidhur plotësisht me qëllimet që i keni vënë vetes. Mendimet jo të mira që keni në mendje do t’ju bëjnë të dëshironi të jeni të pranuar nga të tjerët.

Shigjetari

Do të jeni të pandalshëm. Keni energjinë e duhur për të bërë gjithçka që dëshironi. Kjo është dita ku mund të arrini qëllimet më të larta pa bërë përpjekje të mëdha. Përfitoni prej kësaj dhe plotësoni nevojat që keni.

Bricjapi

Jeni të pavendosur dhe kjo do t’jua vështirësojë ditën. Është koha e duhur për të vepruar ashtu siç e mendoni dhe për të mos hezituar gjatë. Nëse kërkoni të dilni nga situata e vështirë, atëherë jini më të guximshëm.

Ujori

Jeni në pozicionin e duhur për të bërë një lëvizje shumë të rëndësishme për jetën tuaj. Kapeni çastin tuaj! Mundësitë nuk ju vijnë gjithmonë, për më tepër në një kohë kur konkurrenca rreth jush është shtuar.

Peshqit

Do të ndiheni të pafuqishëm dhe nuk është faji juaj. Këto ditë keni përjetuar një stres të përgjithshëm dhe për këtë arsye keni nevojë për pak pushim. Mos i tejkaloni limitet tuaja. Pranojeni faktin se ka edhe çaste ku duhet të tërhiqeni.


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Horoskopi Ditor, e Hënë 9 Maj 2016

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×