Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Horoskopi ditor, e enjte 11 shkurt 2016


Ky horoskop vjen tek ju nga agjensia martesore me e madhe ne Shqiperi MBLESERI.com

Dashuria do të përfshihet nga momente të bukura dhe plot lumturi për çiftet. Beqarët le t’i marrin gjërat shtruar dhe të mos nxitojnë. Të ardhurat financiare duhet t’i riorganizoni mirë.

Dashi


Sot nuk do të mund të kaloni momente vetëm për vetëm me njeriun tuaj të zemrës, pavarësisht se do e donit shumë. Megjithatë mos e mundoni shumë veten, do t’ju jepet sërish rasti. Beqarët nuk do i marrin parasysh këshillat dhe ka rrezik të humbasin mundësitë e mira. Në planin financiar nuk mund të bëni shpenzime.

Demi


Sot partneri/ja do t’ju bëjë vërtet të lumtur, duke ju thënë një gjë që nuk e prisnit. Shmangni nënkuptimet dhe shfaqini hapur ndjenjat, duke e mbajtur fort këtë ndjesi edhe për të ardhmen. Beqarët le t’i marrin gjërat shtruar dhe të mos nxitojnë. Financat do vazhdojnë të mbeten ende të vështira.

Binjakët


Dashuria do të përfshihet nga momente të bukura dhe plot lumturi për çiftet. Jetojeni këtë moment me gëzim. Beqarët ka shumë gjasa të takojnë një person special nëse janë në udhëtim. Buxhetin do dini si ta menaxhoni.

Gaforrja


Sot do të ndiheni shumë familjar/e, megjithatë edhe shoqërinë e partnerit/es nuk duhet ta lini pas dore, kushtojini vëmendjen e duhur. Beqarët do jenë të pavendosur dhe kapriçozë, prandaj do mbeten ende vetëm. Financat kërkojnë përkujdesje.

Luani


Qëndrojini pranë partnerit/es sepse në këtë moment ka shumë nevojë për ju. Mos e nënvlerësoni ekzistencën e tij. Jini të kujdesshëm në çdo situatë. Beqarët pavarësisht pëlqimit, nuk do bëjnë deklarata të forta dashurie. Në planin financiar do të ketë përmirësime.

Virgjëresha


Të reja të mira në shumë drejtime për ata që kanë lindur në ditën e martë dhe të enjte. Të dashuruarit do të përdorin të gjitha energjitë për të realizuar një ditë të bukur për vete dhe partnerin/en . Beqarët nuk do kenë fat në dashuri dhe kanë për të mbetur ende vetëm. Të ardhurat financiare duhet t’i riorganizoni mirë.

Peshorja


Reflektoni mbi një sërë çështjesh të thëna nga partneri/ja në veçanti. Do ta kuptoni pak me vonesë domethënien e një të vërtete, por gjithsesi do t’ju pëlqejë. Beqarët nuk do arrijnë ta bëjnë dot për vete personin që pëlqejnë. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni asnjë lloj rreziku.

Akrepi


Sot do të ndiheni veçanërisht në paqe dhe dashuri: do të dilni jashtë mureve të shtëpisë dhe do të kënaqeni pamasë në shoqërinë e njeriut tuaj të zemrës. Beqarët as që do mendojnë për dashurinë pasi ndihen mjaft mirë edhe me statusin ë kanë. Buxheti do vazhdojë të mbetet delikat.

Shigjetari


Nëse ndiheni të trishtuar dhe zhgënjyer, duhet të dini se Jupiteri dhe Venera së shpejti do të ndryshojnë ditët tuaja sidomos në fushën e dashurisë. Beqarët ka mundësi të mos i bëjnë mirë llogaritë dhe do shoqërohen me të parin që do marrin ftesë. Financat nuk paraqiten të mira për shpenzime.

Bricjapi


Dashuria për të lindurit ditën e hënë do të jetë e mrekullueshme. Nuk është ar gjithçka që shkëlqen. Mos i besoni klasikes: e bukura është e pamundur! Shmanguni teknologjive dhe jetoni më shumë botën reale me partnerin/en. Mundësi të mira për beqarët. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm.

Ujori


Mund të përballeni me shqetësime të vogla për ju që jeni në një marrëdhënie dashurie, por që do të zgjidhen lehtë dhe shpejt me mirëkuptim. Beqarët do kenë vetëm njohje kalimtare pas asnjë të ardhme. Financat janë të ira, mund të bëni edhe ndonjë shpenzim.

Peshqit


Nëse keni për t’i thënë diçka personit tuaj të zemrës, atëherë bëjeni. Mundohuni t’i shfrytëzoni të gjitha rastet që ju jepen për të qëndruar afër njeri-tjetrit. Beqarët do jenë tërheqës sot dhe bëjnë për vete shumë persona. Financat do jenë të mira, por jo si i keni ëndërruar ju.



This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Horoskopi ditor, e enjte 11 shkurt 2016

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×