Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

5 Fakte që Nuk i Dinit për Pashkët



Për të krishterët, Pashkët kremtojnë ringjalljen e Jezus Krishtit dhe mund të quhet edhe dita më e rëndësishme e kalendarit fetar. Pashkët përmbyllin periudhën 40 ditore të reflektimit dhe mendimit.  Kjo ditë shenjon fitoren e jetës mbi vdekjen dhe të faljes mbi mëkatin.


Vëzhgimi i parë i rregjistruar i Pashkëve ndodhi gjatë shekullit të dytë edhe pse ka shumë mundësi që të krishterët ta kenë festuar edhe më parë. Sot, dita e shenjtë ka frymëzuar një sërë traditash, që nga shtrigat e qerasjeve në Suedi e deri te shëmbëlltyrat e Judas në Venezuelë.


Në vijim gjeni 5 fakte pak të njohura në lidhje me festimin e Pashkëve.


    Ka më shumë se një teori në lidhje me origjinën e Pashkëve.


Kuptimi në anglisht i fjalës Pashkë lidhet me perëndeshën anglo-saksone të pranverës dhe jetës së re, Eostre. Të tjera materiale faktike e gjurmojnë emrin në rrënjët e frazës në gjuhën latine “hebdomada alba,” që do të thotë “javë e bardhë.” Sipas traditës, të krishterët e rinj pagëzoheshin gjatë Pashkëve ndërkohë që mbanin veshje të bardha. Fraza evoluoi në “eostarum” duke u shndërruar më vonë në “Easter” në gjuhën angleze.


Por në shumë gjuhë të tjera, fjala Pashkë lidhet me festimin e eksodit të hebrenjve nga Egjipti. Jezusi u kryqëzua pak pasi arriti në Jeruzalem për të festuar eksodin.


Kisha ortodokse e quan ditën e Pashkëve “Pascha.” Në gjuhën franceze, festimi quhet “Pâques,” në spanjisht “Pascua,” dhe në gjuhën hollandeze “Pasen.”


    Pashkët janë lidhur gjithnjë me hënën.


Duke qenë se kalendari hebre bazohet në ciklet hënore. Eksodi sipas këtij kalendari festohet në datën 14 Nisan, dita e katërmbëdhjetë e hënës së parë të plotë të pranverës. Pos sipas kalendarit, Pashkët mund të qëllonin në çdo ditë të vitit pas 14 Nisan.


Në vitin 325, perandori romak Kostantini i I mblodhi të gjithë peshkopët e tij nga kudo në botë në Këshillin e Nicaea për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje dhe debate të tjera. Këshilli vendosi që Pashkët do të vëzhgoheshin të dielën e parë duke ndjekur ekuinoksin pranveror.


    Pashkët janë arsyeja pse përdorim kalendarin Gregorian.


Gjatë shekullit të 16-të, studiuesit kuptuan që kalendari Julian i Perandorisë Romake nuk koordinohej me vitin diellor dhe që Pashkët qëllonin larg me ekuinoksin pranveror. Në përpjekje për të mbyllur hendekun, Papa Gregori i XIII prezantoi kalendarin gregorian. Po atë ditë, shteti i kaloi 11 ditë përnjëherësh duke kaluar nga data 2 Shtator(E Mërkurë) në 14 Shtator (Enjte). Kalendari Gregorian është ende më i përdoruri.


Kishat lindore Ortodokse vazhdojnë të përdorin kalendarin Julian për të llogaritur ditët e festave.


    Pelegrinët i përbuznin Pashkët.


Kristianizmi në kolonitë angleze ishte e ndryshme nga kristianizmi i Amerikës së sotme. Puritanët i përbuzin festat fetare si Pashkët dhe Krishtlindjet, duke pretenduar që rrënjët e këtyre festimeve janë shpirtërore dhe pagane.


Disa grupime të krishtera janë ende të kujdesshëm ndaj festave fetare.


    Lepujt e pashkëve zor se janë pjesë e kësaj tradite.


Në prag festash shohim kudo imazhin e lepujve me koshat plot me vezë shumëngjyrëshe. Në Suedi vajzat e reja vishen si shtriga të Pashkëve dhe udhëtojnë nga shtëpia në shtëpi duke kërkuar ëmbëlsira. Në pjesë të ndryshme të Amerikës Latine dhe Greqi, të krishterët djegin shëmbëlltyra të Judas, dishepullit që tradhëtoi Jezusin.


Në Spanjë disa të krishterë veshin mantele me kapuçë për të marrë pjesë në një ceremoni që zhvillohet në orët e vona të natës.


Paradat organizohen nga grupime lokale fetare. Pjesëmarrësit mbajnë me vete kryqe dhe ikona fetare përgjatë rrugëve për të inskenuar historinë e Pashkëve.



This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

5 Fakte që Nuk i Dinit për Pashkët

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×