Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Ishulli i Pashkëve dhe Mistika Rreth Tij



Easter Island i cili ishte pothuajse i pabanuar kur u zbulua në Ditën e Pashkëve në vitin 1722 nga një kapiten hollandez, është i mbushur me statuja gjigante, e secila prej këtyre statujave peshon disa ton dhe disa prej tyre janë edhe shumë të larta.


Kush i ndërtoi këto statuja dhe si arritën ato deri aty?


Ishulli i Pashkëve është një territor kilian që ndodhet në pjesën juglindore të Oqeanit Paqësor.


Njerëzit e lashtë që jetonin në këtë ishull kanë lënë disa gurë mbresëlënëse dhe misteriozë.


Më të dukshëm janë statujat Moai.


Këto janë statujat monolite. Ato janë bërë nga hiri vullkanik.


Numri total i tyre është  887.


Pse janë bërë këto statuja dhe pse ata janë përballur me një drejtim, në brendësi të ishullit?


Historia


Eastern Island ndodhet në Oqeanin Paqësor, 3200 milje larg bregut të Kilit dhe 2500 milje në juglindje të Tahitit. Ishulli më i afërt me të është 1400 milje larg, dhe ai ishull është i pabanuar. Eastern Island është vetëm 15 milje i gjatë dhe 10 milje i gjerë.


Asnjë person nuk e di me siguri përgjigjen për këtë, por shumë janë duke u munduar që ta zbulojnë. Është sugjeruar madje që edhe alienët mund të kenë luajtur një rol të rëndësishëm në lidhje me këto statuja. Një teori prej të shumtave sugjeron që Easter Island ka qenë i banuar nga detarët Polinezianë, të cilët udhëtuan mijëra milje me kanoat e tyre të drejtuar nga yjet, ritmet e oqeanit, ngjyra e qiellit dhe dielli, format e reve, dhe pretenca e zogjve që bënin fluturime në det për të gjetur ushqim.


Polinezianët arritën në fillim në ishull në vitin 400. Megjithatë rrymat e oqeanit të cilat i sollën ata aty, nuk mund t’i kthenin sërish. Ata ngelën në këtë ishull dhe pasi kishin arritur deri aty nuk mund të largoheshin.


Duket se kanë qenë dy klasa apo dy raca banorësh, ata me veshë të gjatë,dhe ata me veshë të shkurtër. Ata që ishin me veshë të gjatë ishin sundimtarët. Ndërsa ata me veshë të shkurtër ishin punëtorët. Për këtë arsye shumica e statujave kanë veshë të gjatë. Me kalimin e kohës, ata që ishin me veshë të shkurtër u revoltuan dhe i vranë ata me veshë të gjatë.


Në ishull janë zbuluar 887 statuja. Megjithatë vetëm disa statuja arritën në destinacionin e tyre. Pasi të tjerat u braktisën gjatë rrugës. Duket se statujat janë ndërtuar nga pjesët e larta të mureve të një vullkani që ndodhet në ishull. Mbasi ndërtohej një statujë, mund të jetë tërhequr apo të jete zbritur duke e rrotulluar deri në bazën e vullkanit. Më pas statuja ngrihej dhe lidhej me litarë me të cilët tërhiqej për tu çuar në destinacionin e vendosur. Bari antik në ishull ishte i fortë dhe mund të bëhej edhe litarë. Megjithatë që në atë kohë, bari pothuajse është zhdukur komplet për shkak të dërgimit të deleve dhe kullotjes së tepërt. Ashtu si u tha më sipër, pasi litarët i lidheshin statujave, një grup me burra, ndoshta 30 burra, do të tërhiqnin përpara një pjesë të statujës.


Një grup më i vogël burrash, që do të vepronin si kundërpeshë do të tërhiqnin mbrapsh në anën tjetër. Kështu një anë e statujës do të tërhiqej pak përpara. Me pas procesi do të bëhej në anë të kundërt kështu që ana tjetër e statujës të vinte drejt me pjesën e parë. Kështu, mbas shumë muajsh pune, statuja lëvizej me milje larg.


Më pas statuja vendosej në linjë me të tjerat dhe të gjitha statujat nuk shihnin nga deti por për nga qendra e ishullit. Ky proces ishte shumë i vështirë. Nëse gjatë rrugës një statujë rrëzohej, ishte shumë e rëndë dhe ishte shumë e vështirë për tu ngritur sërish, prandaj në këtë rast ishullorët ktheheshin dhe ndërtonin një statujë tjetër. Për shkak se bërja dhe lëvizja e këtyre statujave kërkonte bashkëpunimin e të gjithë popullsisë së ishullit, ka shumë mundësi që këta njerëz të besonin që Zotat e tyre ua kërkonin që të ndërtonin këto statuja. Popullsia e Easter Island besohet të ketë arritur më së shumti 11,000. Në fund fare, burimet e ishullit u mbaruan dhe njerëzit e ishullit filluan të bëheshin kanibalë dhe të hanin njëri-tjetrin. Puna me statujat çaloi dhe statujat u rrezuan.


Kur europianët e parë arritën në ishull, shumica e njerëzve kishin vdekur. Kjo është vetëm një teori, por ka edhe shumë teori të tjera. Në fakt kjo nuk është zgjidhur akoma. Dhe edhe kjo teori, edhe pse e menduar shumë mirë, nuk arrin akoma të gjithë misteret e Easter Island.


Banorët e Easter Island kishin sistemin e tyre të shkrimit, të ndryshëm nga çdo sistem tjetër në botë. Asnjë tjetër prej ishullorëve të tjerë të Oqeanit Paqësor nuk dinin se si të shkruanin. Edhe Indianët e Amerikës nuk dinin të shkruanin.


Kush i mësoi atëherë ishullorët e Easter Island të shkruanin? Apo si ata e zhvilluan sistemin e tyre? Banorët e ishullit jetonin duke ngrënë patate të ëmbla që i mbillnin ata vetë.


Patatet e ëmbla vijnë nga Amerika. Si arritën t’i merrnin ato banorët e Ishullit të Pashkëve? A është e mundur që një pjesë e banorëve të ishullit të kenë udhëtuar më shumë se 3000 milje, të kenë shkuar në Kili, të kenë marrë patatet e ëmbla dhe të jenë kthyer sërish në ishull? Kjo nuk është e besueshme. Distancat ishin shumë të mëdha, më të mëdha se distanca nga Europa në pikën më të afërt në Amerikë që është kolonizuar vetëm në vitin 1492.


A mund të ishte kolonizuar Easter Island nga njerëzit nga Kili? Kjo ishte një teori e cila formoi bazën e librit dhe filmit Kon-Tiki. Megjithatë ADN-ja e marrë nga varret që janë gërmuar në Easter Island ka treguar që këta njerëz ishin Plinezianë, dhe jo Indianë të Amerikës.


Polinezianët jetonin në det dhe dinin se si të udhëtonin mijëra milje me kanoet e tyre. Ata e dinin se ku po shkonin. Indianët e Amerikës nuk dinin se si ta bënin. Megjithatë, është e mundur edhe që disa Indianë Amerikanë, të kenë arritur në Easter Island, për shkak të ndonjë stuhie, dhe të kenë sjellë me vete edhe farat e patateve të ëmbla me to.


Gjithashtu, farat mund të jenë sjellë nëpërmjet zogjve.


Siç e shihni, ka shumë teori të lidhura me Ishullin e Pashkëve dhe në lidhje me statujat që ekzistojnë në këtë ishull edhe sot e kësaj dite.


Ishulli i Pashkëve vazhdon të jetë një prej mistereve më interesante të planetit.



This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Ishulli i Pashkëve dhe Mistika Rreth Tij

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×