Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

A e Dini se Pastën e Dhëmbëve Mund ta Përdorni edhe për Shumë Gjëra të Tjera?

Tags: tatildelaquo



Të gjithë ne përdorim pastën për të pasur dhëmbë sa më të pastër. Por përdorimi i saj nuk kufizohet vetëm me kaq, sepse ka shumë metoda të tjera që ju mund ta shfrytëzoni.


Mund të nisni me pastrimin e njollave në pjesë të ndryshme të shtëpisë, heqjen e gërvishtjeve në mobilie. Thjesht, ju do të befasoheni nga mënyrat e shumta të përdorimit të saj.


1-Pastrimi i mureve nga ngjyrat


Nëse keni fëmijë, shkruan GSH, me siguri që e dini se ata kanë shumë dëshirë që të ngjyrosin muret e shtëpisë. Në kemi gjetur zgjedhjen e duhur për ju dhe kjo është pasta e dhëmbëve. Vendosni pak pastë në furçën e dhëmbëve dhe nisni që ta kaloni mbi murin ngjyrosur. Njollat do të zhduken.


2-Larja e atleteve


Atletet tuaja duken të pista dhe vjetra? Kjo mund të ndodhë tek shumë atlete, sidomos kur ato janë të bardha. Vendosni pak pastë dhëmbësh mbi furçë dhe i fërkoni për pak minuta. Ato do të duken të bardha dhe ngjajnë si të reja.


3-Përdorni pastë kur digjeni


Nëse bini në kontakt me një sipërfaqe të nxehtë, lyejeni atë me pastë dhëmbësh. Kjo përbërje do të zbusë lëkurën. Mos harroni se kjo përdoret vetëm në djegie shumë të vogla. Kur digjeni shumë, drejtohuni mjekut.


4-Tharja e barutit të shkrepëses


Nëse aksidentalisht kutia e shkrepëses ju ka rënë në ujë, do të ju duhet shumë kohë që t’i thani ato. Pavarësisht kësaj, shkrepëset nuk do të mund të ndizen kurrë, por edhe kjo mund të zgjidhet falë përdorimit të pastës së dhëmbëve. Shpërndani pastë dhëmbësh në kutinë e shkrepëses dhe ato do të thahen. I fshini fijet e shkrepëset me një leckë dhe ato do të ndizen.


5-Pastroni tavolinën e punës nga boja e stilolapsit


Shpërndani pak pastë në vendin kur tryeza juaj e punës është bërë me bojë stilolapsi. Pastaj fërkojeni me një leckë dhe njollat do të zhduken. Normalisht, që pasta e dhëmbëve nuk pastron njollat e mëdha, por vetëm ato të voglat. Këtu bëhet fjalë për shkarravitje.


6-Zhdukni gërvishtjet e ekranit të celularit


Vendosni pak pastë dhëmbësh mbi ekranin e celularit dhe më pas hiqeni me një leckë. Ajo do të zhdukë gërvishtjet dhe do ta bëjë telefonin tuaj që të duket i ri. Sigurohuni që të mos e lagni celularin tuaj dhe të pastroni gjithashtu të gjithë mbetjen. Të njëjtën gjë bëjeni edhe mbi CD tuaja dhe ato do të funksionojnë shumë mirë.


7-Zhdukni ndryshkun tek rubineti


Për të zhdukur ndryshkun tek rubineti, mjafton që të vendosni pak pastë dhëmbësh dhe më pas fërkojnë me forcë me furçë dhëmbësh.



This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

A e Dini se Pastën e Dhëmbëve Mund ta Përdorni edhe për Shumë Gjëra të Tjera?

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×