Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

6 Stile Joshjesh Femërore

Tags: tatildelaquo

“Nëse u referohemi ikonave të kinemasë dhe spektaklit, s’është e vështirë për të bërë një tipologji sharmesh femërore”, shprehet psikologu, seksiologu, autor i disa librave, Willy Pasini.

Gruaja sensuale


E përdor sharmin për të joshur. Shembujt janë pa fund, që nga Kleopatra deri te Sharon Stone. Është e vështirë ta përcaktosh gruan sensuale. Mund të thuhet se më tepër është çështje lëkure, jo mendjeje. Kjo lloj gruaje transmeton sensualitet “nga të gjitha poret e saj”. Madje një mashkull mund të thoshte se ajo është një grua “e uritur për seks”. Në të vërtetë, ky tip sharmi zbulohet më tepër tek aftësia për të ngjallur dëshirën e tjetrit.

Gruaja e zemrës


Sharmi i saj manifestohet te ndjeshmëria, gatishmëria dhe të qenët e hapur ndaj të tjerëve. Përballë saj, mashkulli ndien simpati, është i butë dhe dëshiron ta mbrojë kur percepton tek ajo natyrën paksa fëmijërore.

Kujtojmë Julia Roberts-in te “Gruaja e bukur”. Edhe pse e dinte që ajo ishte prostitutë, Richard Gere-i u tërhoq nga çiltërsia dhe pafajësia e saj. Në fillim e mbuloi me dhurata, pastaj u martua me të, duke e kthyer në një mbretëreshë.

Një tjetër grua zemre është Renée Zellweger-i në rolin e Brixhit Xhonsit, heroinës së beqareshave. Është e shëndoshë, spontane, e ngathët, por pikërisht për këto arsye i fiton e i prek të gjithë dhe të gjithë e duan për ëmbëlsinë dhe butësinë e saj.

Gruaja e zgjuar


Ka një zgjuarsi që të intrigon e të gjallëron. Kur e takon, qoftë edhe nëpër bisedat e kota të një feste, ndihesh me fat. Di të komunikojë me të tjerët në mënyrë te drejtpërdrejtë e të thellë. Teksa e sheh, mashkulli nuk dëshiron thjesht një takim rastësor me të, por edhe ta njohë në thellësi. Gruaja e zgjuar është brilante në të gjitha kuptimet: si Sarah Jessica Parker, simpatikja Keri, heroina e serialit mitik televiziv Seksi dhe qyteti.

Gruaja sportive


Në harmoni të përsosur me trupin e vet, ajo mund të të krijojë imazhin e një gazele, të një gjarpri ose lëvizjet e një pantere. Është një grua që reflekton pavarësi dhe siguri. Ajo ka sharmin e njeriut që di të ndeshet e të luftojë. Kujtojmë motrat Williams, të cilat lindën në geto e u bënë yje: teniste shumë të mira, por edhe gra shumë tërheqëse me ato gërshetat e tyre.

Një tjetër që ka ecur përpara është Jennifer Lopez-i, elegantja e Bronx-it, së cilës iu dedikua statusi i yllit ndërkombëtar. E gjithçka, vetëm falë vullnetit të hekurt dhe trupit të palestruar e mjaft të shkathët.

Gruaja ekzotike


Të tërheq sepse njeh gjëra të tjera, toka të largëta e misterioze. Të sjell ndër mend parajsat e shkuara dhe kulturat e ndryshme. Ajo o duhet o urrehet, ose të largon ose të heq trurin. Meshkujt tanë shohin tek ajo idealin e feminilitetit të nënshtruar, që nuk e gjejnë më te shoqet e tyre perëndimore. Është varianti modern i gejshave. Gjithsesi, kohët e fundit, në sharmin e saj kanë nisur të futen edhe elemente të tjera. Kujtojmë Lucy Liu-n, protagonisten e Kill Bill-it, me vështrimin e saj të padepërtueshëm e me shkathtësinë e pabesueshme në artet marciale, e cila të bën të kuptosh se poshtë gejshës mund të fshihet gruaja samurai.

Gruaja diellore


E shoqërueshme dhe miqësore, e dashuruar pas jetës dhe kuzhinës së mirë, krijon simpati e besueshmëri, sepse di të dëgjojë e të japë përgjigjen e duhur, qoftë edhe para një pjate makaronash. Si Antonella Clerici apo Sabrina Ferilli, një nga simbolet e italianizmit të sotëm. Thellë-thellë, te gruaja diellore gjendet nëna-shoqe. Sharmi i saj nuk u bindet ligjeve të viteve ’40, por përcjell dëshirë për të jetuar. Përmendim ish-bukuroshen Marta Marzzotto, e cila e ka ruajtur magjepsjen miqësore e bujarinë, të cilat e bënë edhe muzë të piktorit Renato Guttuso.


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

6 Stile Joshjesh Femërore

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×