Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Shkencëtarët Zbulojnë ‘Syrin e Tretë’ të Njeriut



Syri i tretë apo syri i brendshëm, është një Koncept Mistik Dhe esoterik i cili i referohet ‘Chakras’ – traditave të lashta shpirtërore lindore dhe perëndimore. Por, shkencëtarët kohët e fundit janë munduar ta gjejnë këtë koncept mistik, dhe siç duket ia kan dalë.

Syri i tretë, sipas studiuesve, është një portë e cila e drejton të brendshmen dhe vetëdijen. Në epokat e lashta, syri i tretë simbolizonte një gjendje të ndritjes ose të ndjelljes së imazheve mendore të cilat kanë rëndësi të thella shpirtërore personale dhe psikologjike.

Syri i tretë është i lidhur zakonisht me vizionet, mendimet dhe pamjet që i shohim sapo mbyllim sytë.


Pra, sipas studiuesve, njeriu ka një sy të tretë i cili në fakt është gjëndra pineale, që mendohet se ka fuqi mistike dhe që konsiderohet syri shpirtëror apo vizioni i brendshëm.

Gjëndra pineale është gjëndër me tajim të brendshëm, që është zbuluar së fundi. Kjo gjëndër gjendet thellë në tru dhe dëshmon edhe njëherë misteriozitetin e vet.

Kjo gjëndër besohet se është një ‘organ i fjetur’ i cili mund të ‘zgjohet’ nga shkencëtarët për të aktivizuar komunikimin telepatik.


Nga ana fizike, syri i tretë i dërgon imazhet që i observojmë trurit, duke ia interpretuar dhe kthyer në formën më të përsosur.

Kjo gjendet në qendrën gjeometrike të trurit dhe ka madhësinë e një kokrre bizeleje, dhe gjendet në qendrën e trurit si një ‘shpellë’ e vogël dhe mbi gjëndrën ‘pituitary’ e cila shtrihet pak prapa rrënjëve të hundës. Është e vendosur direkt pas syve dhe e lidhur me barkushen e tretë.

Kjo gjëndër aktivizohet nga drita dhe kontrollon bioritmet e ndryshme të trupit. Punon në harmoni me gjëndrën hipotalamus e cila kontrollon etjen, urinë, dëshirat seksuale dhe orën biologjike e cila përcakton procesin e plakjes.


Ju e aktivizoni ‘syrin e tretë’ duke mësuar dhe duke qëndruar të vëmendshëm për çdo gjë. Ushqimi i shëndetshëm është sigurisht i dobishëm për këtë gjëndër.


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Shkencëtarët Zbulojnë ‘Syrin e Tretë’ të Njeriut

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×