Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Horoskopi javor nga 6. mars deri 12. mars 2017



Doni të shkarkoni aplikacionin tonë në Google Play me Horoskopin Ditor si dhe plot materiale të tjera mbi Zodiakun Perëndimor e atë Lindor? Kliko tani këtu për të shkuar tek Google Play!

Ky horoskop vjen tek ju nga Agjensia Martesore me e madhe Shqip MBLESERI.com .  Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë java për të lindurit e çdo shenje. 

KUJDES! Nëse dëshironi të lexoni të parët horoskopin ditor më të saktë e të përpiktë Shqip ju lutemi të pëlqeni faqen tonë Facebook ose të Bookmark faqen tonë dedikuar Horoskopit .

MBLESERI.com : DASHI21. mars – 20. prill

Këtë jave do filloje një periudhe shume e bukur për juve qe jeni ne një lidhje. Planetët dhe Venusi ne veçanti do jene gjithë kohës ne favorin tuaj. Edhe për beqaret do ketë ndryshime mjaft pozitive te cilat do ua mbushin zemrën me gëzim. Ne planin financiar mund te keni edhe ndonjë surprize te mrekullueshme e cila do ju lejoje te bëni edhe investime. Shëndeti mund te ketë ndonjë shqetësim te vogël dy ditët e para, por me pas gjendja ka për te qene e shkëlqyer. Ne pune nuk do ndodhe ndonjë gjë e jashtëzakonshme, por për fat te mire gjerat do ju ecin sipas planeve qe keni bere. Mundohuni te jeni sa me te qete ne çdo moment. Jeta familjare do jete goxha e mire.

MBLESERI.com : DEMI21. prill – 21. maj

Këtë jave ambienti ne çift pritet te jete shume me i qete se me pare. Do e keni me te lehte komunikimin dhe nuk do lindin debate me partnerin. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te sinqerte me personat qe do takojnë, pasi me gënjeshtra nuk mund te shkohet askund. Te ardhurat do përmirësohen tej mase edhe fale menaxhimit te mire qe keni bere se fundmi, por edhe për shkak te ndihmës se te afërmve. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, por as problematik. Mund te keni vetëm shqetësime te vogla. Për punën do jete një jave plot shkëlqim. Do arrini gjithçka qe keni programuar. Familjes duhet t’i përkushtoheni pak me tepër sepse do ketë vërtet nevoje.

MBLESERI.com : BINJAKET22. maj – 21. qershor

Fale mbështetjes qe do iu japin yjet gjate kësaj jave, jo vetëm qe do i sqaroni mosmarrëveshjet ne çift, por do kaloni edhe momente pasionante me partnerin. Beqaret do vrapojnë pas personit qe do iu pëlqejë dhe do zhgënjehen mjaft. Financat do jene kryesisht te qëndrueshme. Do Benit mire te mbroheshit nga vjedhjet e portofolave apo te shtëpisë te cilat do ndikonin mjaft tek situata financiare. Pas një periudhe jo te mire dhe pa shume energji, këtë jave do ndiheni me te qeta dhe plot energji. Çlodhuni sa te mundni dhe merruni me ndonjë sport. Ne pune do jeni me shume sesa duhet ambicioze. Kujdes sepse po u penguar nuk do arrini dot atje ku dëshironi. Ndikimi i yjeve do e beje me te bukur ambientin familjar.

MBLESERI.com : GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Bëhuni gati për te kaluar një jave te jashtëzakonshme dhe te mbushur me emocione. Partneri do përgatisë surpriza te mëdha ne mënyrë qe ju te ndiheni sa me mire qe te mundeni. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por një takim i zakonshëm mund te shndërrohet papritur ne diçka te madhe. Ne planin financiar do jeni te lire te bëni edhe disa shpenzime me tepër pasi gjendja do jete vërtet e mire. Shëndeti do këtë edhe dite te mira edhe dite delikate. për çdo shqetësim mire është te këshilloheni me mjeket specialiste. Ne pune duhet t’i shprehni te gjitha ato qe mendoni edhe sikur te jeni ne rruge te gabuar. Jeta familjare ka për te qene gjithë kohës e mbushur me te papritura.

MBLESERI.com : LUANI23. korrik – 22. gusht

Neptuni do ndikoje negativisht ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave dhe debatet me partnerin do jene me te shpeshta. Do jeni me te drejtpërdrejtë nga sa duhet dhe kjo mund te sjelle konflikte. Beqaret nuk duhet te ngurrojnë t’i shprehin ndjenjat e tyre sepse po ngurruan për shume kohe kane pe t’i humbur mundësitë e mira. Ne planin financiar do ju dalin vështirësi here pas here, por ne përgjithësi gjendja do mbetet e mire. Shëndetin duhet ta keni gjithë kohës ne vëmendje pasi nuk do jete aspak i mire. Ne pune do jeni me te motivuar dhe keni për te pasur goxha arritje. Shume do ju kenë zili, por nuk do ja dalin dot t’iu pengojnë. Familja do jete gjithë kohës e qete.

MBLESERI.com : VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Këtë jave do mendoni me shume për te ardhmen tuaj dhe do filloni te bëni disa projekte. Dëgjojeni edhe mendimin e partnerit, mos kërkoni ta vendosni vete gjithçka. Beqaret do kenë takime pa fund, por mund te nisin vetëm aventura kalimtare. Ende nuk ka ardhur koha për dashurinë e madhe. Edhe pse problemet financiare do jete te shumta nuk duhet absolutisht te dekurajoheni. Me pak mund do arrini te dilni nga telashet. Për sa i përket shëndetit duhet thënë se do jeni mjaft dinamike dhe do keni rezistence te mire fizike. Ne pune do e konsolidoni pozicionin qe keni dhe do arrinin suksesin e shumëpritur. Familja do kaloje një jave te gëzuar.

MBLESERI.com : PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Këtë jave yjet nuk do ndikoje aspak negativisht tej lidhja juaj dhe ka mundësi qe ajo te thellohet edhe me shume. Do qëndroni edhe me tepër kohe pranë atij qe dashuroni dhe do argëtoheni pafund. Beqaret nga ana tjetër do kenë mundësi reale për te realizuar disa takime mbresëlënëse. Buxhetin do e menaxhoni me aq përkujdes dhe përpikmëri saqë te gjithë do ju adhurojnë. Nuk do keni as problemin me te vogël ne këtë sektor. Shëndeti mund te ketë probleme te vogla si për shembull:dhimbje stomaku, koliti apo dhimbje shpine, por gjendja do normalizohet ditën e enjte. Ne pune do merrni vendime te menjëhershme e te pamenduara mire, por qe për fat te mire do ju çojnë ne rrugën e duhur. Familja e qete.

MBLESERI.com : AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Mos bëni gabim te flirtoni me persona te tjerë gjate kësaj dite sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe do shkatërroni gjithçka qe keni ndërtuar deri me sot. Beqaret do ndikohen pozitivisht nga Hëna dhe mund te fillojnë lidhje romantike. Gjithçka do ndodhe ne mënyrë te papritur dhe emocionet do jene me te forta. Financat do jene goxha delikate ditët e para. Me zor do arrini t’i vini fre vetes dhe vetëm ne fundjave situata do përmirësohet. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Beni një kontroll tërësor për te pare me mire gjendjen. Ne pune duhet te mobilizoheni dhe t’i çoni ne rrugën e duhur projektet e nisura. Ne familje do mbizotërojë harmonia ne çdo moment.

MBLESERI.com : SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Këtë jave duhet te bëheni gati për ngjarje te rëndësishme te cilat do ua ndryshojnë tërësisht rrjedhën e jetës. Partneri do ju surprizoje ne momenti qe me pak do e prisni dhe kjo do ju emocionoje pafund. Nuk e kishit menduar asnjëherë se ai mund t’iu bënte diçka te tille. Beqaret do ndihmohen nga Dielli dhe do e gjejnë dashurinë e madhe me shpejt nga sa e kishin menduar ndonjëherë. Me shpenzimet nuk duhet te jeni impulsive sepse kjo gjë mund t’iu sjelle goxha probleme. Shëndeti ka për te qene i mire pasi do keni mbrojtje te shkëlqyer imunitare. Ne pune duhet te ecni gjithmonë me program ne mënyrë qe t’i arrini me pare objektivat. Jetën familjare do e rrethoje gjithë kohës energjia pozitive dhe gëzimi.

MBLESERI.com : BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Beni gjithmonë atë qe do ndieni këtë jave dhe mos mendoni asnjëherë vetëm për veten tuaj. Partneri nga ana e tij do mendoje çdo çast si t’iu beje sa me te lumtur. Beqaret do fillojnë si pa kuptuar një lidhje e cila do ua ndryshoje jetën për mire. Buxheti deri ditën e mërkurë do jete goxha delikat, por me pas do i kuptoni gabimet dhe do merrni masa për ta ndryshuar gjendjen. Ne çdo moment do keni edhe mbështetjen e miqve. Për shëndetin nuk duhet te shqetësoheni aspak sepse ai do jete edhe me i mire nga sa ju e kishit ëndërruar. Ne pune duhet te jeni realiste dhe çdo hap duhet ta hidhni me maturi. Ne këtë mënyrë nuk do ju dalin as probleme. Jeta familjare do jete gjithë kohës e mbrojtur.

MBLESERI.com : UJORI21. janar – 19. shkurt

Këtë jave mund te kaloni edhe disa vështirësi te vogla juve qe jeni ne një lidhje, por me pak durim dhe tolerance gjithçka do kaloje shpejt. Pranojini edhe gabimet dhe nga ana tjetër mundohuni te bashkëpunoni për te zgjidhur çdo problem. Beqaret do mendojnë vetëm për te tashmen dhe do shfrytëzojnë çdo mundësi qe do iu jepet për te kaluar disa momente te këndshme. Plutoni do sjelle sukses tek financat kështu qe gjendja ka për t’u përmirësuar. Shëndeti ka për te qene i paqëndrueshëm, kështu qe here pas here mund te përballeni edhe me vështirësi dhe do keni shqetësime. Mos e teproni me medikamentet. Ne pune duhet te jeni sa me diskrete qe te mundeni ne mënyrë qe askush mos ju pengoje. Familja pa vështirësi.

MBLESERI.com : PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Kjo ka për te qene një jave mjaft e favorshme për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Venusi do mundohet t’ua beje çdo çast sa me te bukur dhe emocionet do jene te jashtëzakonshme. Beqaret do jene ne kërkim te një lidhjeje te qëndrueshme dhe do refuzojnë çdo ftese për aventura kalimtare. Financat do jene te konsoliduara, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni kuturu për çdo gjë qe dëshironi. Po e bëtë këtë gjë keni për te mbetur keq ne një moment. Shëndeti do kërkojë akoma me tepër kujdes se me pare. Mos neglizhoni as dhimbjet e kokës apo te kraharorit. Ne pune do ja dilni mbanë pavarësisht vështirësive dhe pengesave qe do ju dalin. Edhe me familjaret do keni një marrëdhënie te shkëlqyer.


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Horoskopi javor nga 6. mars deri 12. mars 2017

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×